Nikol Kidman shpreson të mbetet shtatzënë në moshën 43 vjeçare
Nikol Kidman është nënë e dy fëmijëve adoleshentë, Konor dhe Elisabela, të adoptuar kur ishte e martuar me Tom Kruis, pati edhe fatin të provonte amësinë falë trashëgimtares biologjike të quajtur Sandej Roz, fryt i dashurisë me bashkëshortin e dytë, këngëtarin Keith Urban. Tashmë ylli hollivudian, 43 vjeçe dëshiron të përjetojë sërish gëzimin e shtatzënisë dhe t’u japë fëmijëve një vëlla ose një motër. Ylli i “Nine” është drejtuar në qendrën e fertilizimit në Los Anxhelos dhe një burim u shpreh për “National Enquirer” që bukuroshja australiane po bën ç’është e mundur për t’u mbetur shtatzënë: “Nikol dhe Keith janë të vendosur të kenë edhe një fëmijë tjetër. Në moshën e saj, Nikol nuk mund të planifikojë nj shtatzëni të rastësishme. Edhe herën e para e pati të nevojshme të merrte ndihmë mjekësore që të bëhej nënë. Nikol dhe Keith shpresojnë të trajtimet për fertilizim. Ajo po kërkon trajtime të posaçme sepse dëshiron të mbetet shtatzënë brenda një viti. Kjo nuk do të jetë një sfidë e thjeshtë për të dy, megjithatë nuk u mbetet shumë kohë për t’u menduar”.
19 Shkurt 2010