Sheril Kol zë dhe trup për të pushtuar botën
“3 Words” është albumi më i fundit i këngëtares së famshme britanike Sheril Kol, ish-anëtare e grupit “Girls Aloud”, bashkëshorte e futbollistit të Çelsit, Eshli Kol. Falë zërit të mrekullueshëm dhe fizikut për t’u pasur zili, Sheril pozon shumë seksi për revistën prestigjioze “Q”. Ajo rrëfen eksperiencën e saj gjatë viteve të fundit, por edhe bashkëpunimin për realizmin e albumit me Uill.I.Amin e “Black Eyed Peas”, një bashkëpunim i domosdoshëm për të arritur suksesin. Revista “Q” herë pas here kërkon që në kopertinat e saj të ekspozojë yjet e muzikës, ata më joshësit, të cilëve fama nuk u mungon. Herë pas here jepen edhe tituj për bukurinë dhe talentin, pjesë e të cilave me herët ka qenë edhe Sheril.
19 Shkurt 2010