Shqipëria e lodhur hesht e mësuar me të keqen
Një vështrim mbi librin “Disidentët e Rremë”, të Sadik Bejkos
Prof. Skënder Gjoni
Libri “Disidentët e Rremë”, me autor Sadik Bejkon, bazuar në dokumente arkivore ngre shqetësimin më madhor të shoqërisë shqiptare post-diktaturë. E kërkon ta blesh këtë libër dhe në treg nuk e gjen. Çfarë e bën të pa-gjetshëm këtë libër nëpër librari? Kur e lexon në internet, por pa faksimilet e dokumenteve origjinale, arrin të kuptosh arsyen madhore të mos-gjetjes së librit: Pas një përgatitjeje të thellë, autori ka shkuar me guxim dhe ka tentuar me sukses që të godasë rëndë gjarprinjtë në strofkën e tyre.
Në libër shpjegohet me logjikën e hekurt të fakteve se e gjithë fushata promovuese “Trebeshina” zhvillohet, në fakt, në sens të kundërt, në rastin tonë anti-shqiptar me atë që në kulturën e shoqërisë anglo-saksone e quajnë “Koncepti i Drenimit të Helmit antishoqëror”. Një tru i intoksikuar do prodhojë një mendim të helmët, me pasoja të rënda për mendimin shoqëror. Prandaj, shoqëria duhet mbrojtur nga mendimet e helmëta nëpërmjet pastrimit drenazhues të helmit nga trupi i saj. A ka ky koncept një terren pushtetor që e mbështet? Jeta tregon se po.
Shtrembërimi moral, deri përkulja e plotë e njerëzve që pretendojnë dhe vijnë në nivelet e larta të përfaqësimit intelektual, të sjell në mend sjelljen morale të rrymës së të rinjve rusë të kohës së “Etër e Bij” dhe reagimin e Dostojevskit që thoshte: “Gjithmonë më rri në mendje mendimi se shumë nga këta të rinj mëkatarë, horra gjirizesh, të cilët shkojnë më thellë në kalbëzimin e tyre moral, kanë për të qenë nesër qytetarë autentikë, të konsideruar qytetarë të vërtetë rusë”. Ose, siç thotë V. Hygo : ... “pastaj erdhën në pushtet disa horra të rinj që ishin shumë më të këqij se paraardhësit, baballarët e tyre”.
Historia tregon raste kur pena të mëdha të kulturës evropiane, të ndodhur përballë fakteve kokëforta, kanë pranuar fajin e kryer shumë vite më parë dhe janë tërhequr brenda pendimit të tyre dërrmues. Lind pyetja: Një shkrimtar kaq i talentuar, sikurse thuhet nga disa për Trebeshinën, si është e mundur që nuk mori mundimin që të ulej dhe të shkruante një libër; të shkruante një “Promemorje” kundërpërgjigje ndaj akuzave aq të rënda që i bëhen në librin “Disidentët e Rremë”. Këtë e ka bërë në formë autogoli fatal Nuri Dragoi nëpërmjet librit biografi për Kasëm Trebeshinën. Aty shtjellohet me ngjyra artistike e fantazi haluçinante vrasja e qëllimshme, me vetëdije të plotë, e kryer nga shkrimtari Kasëm Trebeshina mbi shokun e tij partizan. Interesant është se rolin e protektorit të Trebeshinës si funksionar i sigurimit dhe shkrimtar e merr Ardian Klosi. Në rastin e Ardian Klosit lind pyetja: - çfarë e përbën burimin gjenerues të kësaj tentative të palodhshme nga ana e tij për të ngulitur me pahir në mendjet e shqiptarëve mendimin se Trebeshina është gjeniu i palejuar i letrave shqipe. Të qenurit kushëri i Trebeshinës është shumë pak për të justifikuar një angazhim intelektual të asaj shkalle, po të marrim parasysh edhe pasojat e cenimit të reputacionit që vijnë prej këtij roli sakrifikues. Atëherë, mbetet të jetë edhe një nyje tjetër ku janë lidhur fatet e Trebëshinës dhe Klosit. Mes tyre, krahas lidhjes së gjakut ekziston edhe një lidhje tjetër, sikurse provohet në libër; ajo e rrjetit të Sigurimit famëkeq. Me gjithë punën e madhe hulumtuese dokumentare që ka bërë autori Bejko, unë si lexues dhe si shqiptar nuk mund të bie dakord me atë kur ai përpiqet t’i kthejë ata në përmasat reale të tyre, si njerëz, në librin “Disidentët e Rremë”. Këta nuk janë thjeshtë disidentë të rremë, këta janë shumë më tepër dhe emri që do u rrinte më mirë është titulli “Agjentë” me dëm të madh kombëtar.
Kur para ca kohësh historiani Paskal Milo, i përmendur në libër nga S. Bejko, vuri në qarkullim në shtyp letrën jo të plotë të Mehmet Shehut lënë për Enver Hoxhën natën e vetëvrasjes, natyrshëm nxitet pyetja. Si është e mundur, ky historian që në debate të ndryshme kërkon që të ruhet kriteri strikt shkencor i shqyrtimit të një dokumenti historik; në këtë rast na jep vetëm tre të katërtat e letrës së Mehmetit, duke u justifikuar me argumentin se detajet e tjera do i japë në një moment të volitshëm historik. Ngadalë pak more Paskali i Milove! Kush na siguron që nuk na ke dhënë një të tretën e letrës apo i mendon njerëzit naiv që mund të gëlltisin çdo broçkull që u jep ti e miqtë e tu. Aq më tepër një letër që nuk na vjen nga arkivat me faksimilet përkatëse, por nga duart e Ramizit dhe të Nexhmijes. Tashmë kemi një kuriozitet legjitim që organet përkatëse duhet me i shkue deri në fund kësaj letre të servirur nga Milo.
Janë i njëjti ekip antikombëtar që aktivizohet sipas një platforme të studiuar mirë. Kështu shpjegohen deklarimet shumë të guximshme të Trebeshinës se është turk dhe jo shqiptar dhe i mbarsur me urrejtje antishqiptare, që tenton të çmitizojë figurën e Skëndërbeut, i mbështetur në këtë ide nga Fatos Lubonja dhe Ardian Klosi. E nxori kokën përsëri Paskal Milo së fundi me rastin e debateve për regjistrimin e popullsisë mbi baza fetare e etnike. Në një debat në TV, Paskal Milo, me të folurën e tij ritmike, si të një mësuesi filloreje që i ndan fjalët të renditura ngadalë, u diskreditua nga bashkëbiseduesit në qëllimet e tij në mbështetje të idesë për regjistrim e popullsisë mbi bazë fetare dhe etnike. Këta, Milo, Klosi, Lubonja, Qose, Trebeshina, Bengasi, e disa të tjerë, nuk janë disa zëra; këta përbëjnë një trust, me një tru që i drejton nga jashtë vendit, një herë i lë në hije e një herë tjetër i hedh në fushë, sipas rolit dhe nevojës që dikton situata. Funksionojnë si një industri e prodhimit dhe përpunimit të opinioneve në shoqëri, si një industri e riciklimit të figurave të nxjerra jashtë nga koha njësoj si industria e shfrytëzimit të mbetjeve. Këta jetojnë në një simbiozë perfekte me shumë protektorë, bashkëfajtorë, informatorë, debitorë të çdo lloji, mjeshtërit drejtues të mëdhenj e të vegjël, me njerëz të frikësuar apo të shantazhuar nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ky është terreni kulturor e psikologjik i këtij ekstrakti të helmatisur në trurin e shoqërisë, me sjellje implikimesh direkte ose indirekte, të vetëdijshme ose spontane, të vullnetshme ose të detyruara, që për fat të keq, jo rrallë, gëzon edhe konsensusin shoqëror. Ndoqëm me revolt të brendshme atë sjellje tepër “galante” të Spartak Ngjelës kur u pyet në TV për rolin denoncues të Ardian Klosit ndaj të ndjerit Sokol Ngjela, të vëllait të tij, e Spartaku u shpreh me përgjigjen “No koment”. Ky njeri, Spartak Ngjela, që thonë se ka qenë trim para tridhjetë vjetësh hesht në këtë rast kur duhej të klithte, të jepte një Mësim Historik për të Vërtetën.
Zoti Ngjela, mos ndoshta ka ndonjë ideal tjetër në qarkullim të brendshëm midis jush, ideali i Bllokut, i pa dekonspiruar akoma, si ai për të cilin betoheshin komunistët “Për ideal të partisë” në emër të të cilit sakrifikohej burri, dashuria, fëmija, vëllai, motra, etj, dhe për të cilin ti e kyç gojën me shprehjen “No coment?”. Përse të dhimbset kaq shumë denoncuesi i vëllait tënd! Ose, anët e errëta të ndërgjegjes së Ardian Klosit janë të atilla që, dominojnë mbi dhimbjen që mund të ndjesh ti për vëllanë dhe shoqërinë tonë që ka nevojë për zbardhjen e të vërtetave! Pavarësisht nga kjo paqartësi vendosmërie (shpresoj të jetë rastësi) Z. Ngjela ngelet përfaqësuesi më pozitiv dhe objektiv i Bllokut famëkeq.
Në formë ciklike hyn në lojë edhe Nexhmije Hoxha, dhe në rastin e fundit, na paraqiti një tablo mjalti të raporteve të gjuhëtarit të njohur Çabej me Enver Hoxhën. Ajo gënjen dhe personi më i pakundërshtueshëm për të vërtetën e këtyre marrëdhënieve Brikena Çabej, hesht. Arsyen e heshtjes e di ajo. Shqiptarëve ky reagim i munguar u la shijen e diçkaje që ka doza helmi brenda, diçka që ka nevojë të pohohet ose kundërshtohet, në mënyrë që të ketë shansin të vërtetohet, të sqarohet të pastrohet nga kultura, historia dhe mendimi shoqëror shqiptar. Aq më tepër, rritet forca e kësaj “Jo”-je kur shprehet nga njerëz që e pozicionojnë veten në nivelet e intelektualëve e të familjeve fisnike shqiptare. Në vitet tetëdhjetë këto gjëra nuk mund të diskutoheshin por sot, kur mashtrimeve të tilla, spekulimeve të pista nuk u thuhet stop atëherë për ne qytetarët arsyeja është e qartë, tashmë.
Si është e mundur që njerëz të tillë të përfshirë me vetëdije në krime sikurse Kasëm Trebeshina, përfshihen si autorë romanesh në antologjinë e letërsisë shqipe. Ndërgjegjja intelektuale e profesorëve të atij grupi pune që harton këto tekste është përdhosur në mënyrë të komanduar deri në nivel antishqiptar. Lexuesit-nxënës formohen të ushqyer me këto shembuj letrar që me "viston" flagrante të këtyre profesorëve të mbërthyer në darën e një shërbimi të fshehtë ogurzi marrin të drejtën e "padiskutueshme" të ushqimit të shëndetshëm kombëtar. Nxënësi apo studenti i sotëm merr nocione të tilla, që Enver Hoxha s'paska qenë diktator, ashtu siç e paraqet me fjalë "propaganda demokratike"; që një farë mediokri si Tebeshina i jepkërka leksion dhe kërcënime Diktatorit pa iu trembur syri; që heroi ynë kombëtar Skënderbeu na paskësha qenë një hajdut kuajsh, që Ballaban Pasha dilkërka hero; që pushtuesit turq ishin engjëj e që shqiptarët ishin djaj, etj.
Pasi ky helm i kalkuluar dhe me paramendim ka hyrë në literaturë, atëherë dëgjon shpesh justifikime vetëmbrojtëse si përshembull, - "çja vini veshin Trebeshinës; ai i çmendur është.... etj . E habitshme është kurajoja me të cilën kjo veprimtari antishqiptare me "shkrim" kalon nëpër të gjitha filtrat e Ministrisë së Arsimit dhe më krijon bindjen që agjentura antishqiptare sllave, që nga koha e lashtë e Çubrilloviçit, si një fill i kuq, ka depërtuar të gjitha nyjet nevralgjike të imunitetit tonë mbrojtës kombëtar.
Dikur kërkonin gjurmët për të kapur ujkun; sot kemi ujqit me gjithë gjurmët (me shkrim e të folur) dhe me "art të madh" injorojmë ekzistencën e tyre dhe i quajmë propaganda agjenturore, si në kohë të Enverit.
Si u jepet nxënësve të studiojnë Trebeshinën në shkolla në një kohë që Kasëm Trebeshina deklaron se urren të jetë shqiptar, urren Skënderbeun e Nënë Terezën në këmbim të krenarisë për origjinën turke dhe bashkëpunimit për të nxirë sa më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.
Sqaroni statusin shoqëror ju njerëz të përmendur në libër sepse, nga sa paraqitet me dokumente te “Disidentët e Rremë”, jo vetëm që nuk u duhet dhënë mbështetje “disidentëve” falsifikatorë, por duhet të përballeni edhe me akuzën si agjentë ordinerë me qëllime antikombëtare.
Të gjitha këto por edhe të tjera që njerëzit diskutojnë mes tyre përbëjnë një kauzë që shoqëria, institucionet zyrtare përkatëse, intelektualët dhe institutet shkencore të angazhohen në një studim, në një spastrim, nga bazat e kulturës shqiptare të të gjithë atyre që për qëllime të mbrapshta antishqiptare infiltrohen, pompohen dhe heroizohen në kundërshtim me historinë dhe faktet dokumentare. Këtë funksion libri “Disidentët e Rremë” e ka nisur tashmë. Mbetet të përkrahet fuqimisht, pa asnjë mëdyshje, si një platformë në shërbim pozitiv për shoqërinë dhe vendin sot dhe në të ardhmen.
Unë, një mjek i vjetër, pjesëtar aktiv i luftës Nacional Çlirimtare, do t'i shtoja librit të Z. Bejko (që është shumë më i ri se unë në moshë) se probleme me tema krejtësisht analoge antishqiptare i kam dëgjuar personalisht dhe nga vetë Vukmanoviç Tempo, pas mbledhjes së Mukjes në Labinot. Akoma kam para sysh (sikur të ishte dje) fytyrën e ndezur e gjithë pasion të Sejfulla Maleshovës që mbronte Skënderbeun dhe origjinën e tij nga sulmet e talljet e Vuk Tempos që, i qetë, i sigurt dhe sidomos i buzëqeshur gjatë gjithë kohës, villte vrer e helm kundër heroit tonë kombëtar Skënderbeut. Po në atë tavolinë ndodhej dhe Omer Nishani që, me një fytyrë tejet të pikëlluar heshti gjatë të gjithë kohës së dialogut të zjarrtë. Në krah të Tempos ndodhej Koçi Xoxe me fytyrë të kuqe, plot shëndet që, nuk nguroi ta mbiquante në mënyrë fyese Skënderbeun - Skënder-koqja (Lexuesi të më falë banalitetin për hir të së vërtetës). Moshatarët e mi e kujtojnë fare mirë këtë shprehje të Koçi Xoxes, i cili ndihej dyfish i kënaqur ngaqë i mbante ison Tempos.
Në atë kohë Tempo me Xoxen sapo ishin kthyer nga Greqia dhe ishin tepër të kënaqur nga udhëtimi i tyre turne për të bërë lobing në favor të Titos, si drejtues i ardhshëm i Konfederatës Ballkanike. E citoj këtë shembull të jetuar që lexuesi vetë të bëjë lidhjen midis antishqiptarizmit të Tempos, të Mugoshës etj. të asaj kohe me Trebeshinën, Klosin, Lubonjën etj., sot.
Të denoncosh, demaskosh sot këta elementë antishqiptar të mirëkomanduar e mirë-drejtuar kudo që të jenë dhe çfarëdo posti të kenë, është një detyrë minimale patriotike e çdo shqiptari.
Nuk mund të mos e shpreh pikëllimin e madh që ndiej kur, me sytë e eksperiencës time 85 vjeçare mendoj se Shqipëria, kështu siç e shikoj sot, është e kërcënuar rëndë në historinë e saj.
Shqiptari sot, në moshë aktive duhet të kuptoj që "pushtimet me armë e me çizme" nuk janë më të mundshme në Evropë. Invadimet ideologjike, ekonomike e fetare, janë pushtimet më të rrezikshme se ato të hershmet e kohës time që fillonin e dikur do mbaronin. Uroj e dëshiroj që vepra e Sadik Bejkos "Disidentët e rremë" të mos jetë fundi i mbrojtjes së fundit por fillimi i saj, sa s'është tepër, tepër vonë.
19 Shkurt 2010