Maxhoranca kërkon “dosje” dhe seanca të zgjeruara për dekretet e Presidentit
Pas reagimit të ambasadorëve për rastin “Kosta”, maxhoranca ndryshon procedurën
Eljona Ballhysa
Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar dje në Komisionin Parlamentar të Ligjeve që të zhvillohen disa seanca me kandidatët e dekretuar nga Presidenti i Republikës për vendet vakante në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Madje ata kanë kërkuar informacion të detajuar për kandidaturat e propozuara nga Presidenti në mënyrë që të mos lihet vend për keqinterpretime. Ky vendim i maxhorancës vjen pas reagimit të ashpër të ambasadorëve dhe veçanërisht ambasadorit amerikan, i cili e cilësoi një vendim politik, jotransparent rrëzimin e Vangjel Kostës, të dekretuar nga presidenti Topi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Propozimi
Propozimi për më të kërkuar më tepër informacion nga Presidenca për dekretet për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese është bërë dje nga deputeti Viktor Gumi. Propozimi i tij është pranuar dhe Komisioni i Ligjeve do t’i kërkojë presidentit Bamir Topi që emrat e të dekretuarve të shoqërohen me një dosje të detajuar për karrierën e gjykatësve, vendimet e tyre, kualifikimin e deri edhe notat që kanë marrë në shkollë. “Duhet të na vihen në dispozicion ndoshta nga këshilltarët e Komisionit ose strukturat e Kuvendit, apo nga Presidenca që të kemi një informacion më të plotë për secilin kandidat, jo vetëm të bazohemi te CV-ja. Duhet të kemi një informacion më të mirë për secilin kandidat dhe të përgatitet ndoshta nga një dosje që do t’i shpërndahet secilit anëtar të Komisionit”, - tha deputeti demokrat Dashnor Sula. Sipas deputetit Gumi, Komisioni i Ligjeve duhet të zhvillojë disa seanca dëgjimore me kandidatët në mënyrë të njihet mirë me qëndrimet e tij, kualifikimin e tij profesional dhe paanshmërinë, pasi Komisioni duhet të njohë dhe meritën e përzgjedhjes së kandidaturave.
Debati
Pas rrëzimit nga maxhoranca të kandidaturës së Vangjel Kostës si kandidat për në Gjykatën Kushtetuese, reagoi ashpër ambasadori Withers. Ai tha se mënyra e votimit nuk ishte transparente dhe se nënkuptoi se maxhoranca po ushtron presion duke ndikuar në përzgjedhjen e kandidaturave. “Ne të gjithë jemi mbledhur sot sepse të gjithë ndajmë një shqetësim të përbashkët për emërimet në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Jemi të gjithë të shqetësuar nga vendimi i Parlamentit për të rrëzuar kandidaturën e një zotërie si Vangjel Kosta. Mënyra dhe mungesa e transparencës në mënyrën se si është marrë ky vendim është i çuditshëm. Duket sikur vlerësimi është bërë në bazë të kritereve, të cilat janë parashtruar në ligjin e lustracionit, i cili nuk u miratua as nga Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, por as nga Komiteti Këshillimor i Komitetit të Venecias. Kjo nuk është transparencë dhe ngjall dyshimet e ndikimeve politike mbi gjykatat, të cilat nuk duhet të ndodhin në një shoqëri demokratike”, - nënvizoi Withers gjatë një deklarate të mbajtur pak ditë më parë.
2 Qershor 2010