E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi dhe Milani nuk janë skuadra elitare

Pronari i Interit, Massimo Moratti, nuk e sheh klubin e tij dhe Milanin si pjese ekipeve elitare evropiane.

Të dy klubet nga qyteti i Milanos po përjetojnë një fillim zhgënjyes të sezonit 2012/2013, ndërsa presidenti zikaltër mendon se ata nuk janë në nivelin kulmor të futbollit.

“Interi dhe Milani nuk kanë më super-ekipe... Fatkeqësisht, nuk mund t`ia lejojmë vetes që të shpenzojmë 20 milionë euro për një lojtar kampion”, u ka thënë Moratti gazetarëve.

Ai e ka përshkruar si të keqe ndeshjen e Nerazzurrëve kundër Sienas, të cilën Interi e humbi me rezultat 2-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›