E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolin Jaka zgjidhet kreu i Dhomës së Tregëtisë

TIRANE- Nikolin Jaka, ish-zv.ministri i Transporteve, i akuzuar në vitin 2007 për korrupsion është zgjedhur në postin e kreut të Dhomës së Tregtisë dhe industrisë. Asambleja e Pëgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrise e ka zgjedhur Nikolin Jakën me 60 vota pro, ndërsa në votim morën pjesë 75 anëtare të Asamblesë.
Në garë kanë marrë pjesë edhe Edmond Rusmajli dhe Sami Celaj, por shumicën e votave e ka marrë ish-zëvendësministri i Transporteve Nikolin Jaka.
Zgjedhjet për kreun e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë u zhvilluan pasi Gjok Uldedaj që mbante këtë post dha dorëheqjen pas marrjes së mandatit të deputetit në zgjedhjet e 28 qershorit.
Nikolin Jaka ne kohen qe mbante postin e zevendesministrit te Transporteve u akuzua pre korrupsion ne tenderat e rrugeve dhe u vu ne pranga në kuadër të operacionit të koduar “Duart e pastra.
Gjykata e Tiranës e dënoi atë me 1 vit e 20 ditë burg, 800 mijë lekë gjobë, si dhe për tri vite iu hoq e drejta për të ushtruar ndonjë funksion publik.

Por me pas gjykata e Apelit e rrezoi këtë vendim, duke çliruar nga akuzat Jakën, i cili qëndroi në qeli për nëntë muaj me radhë. Nikolin Jaka se bashku me disa zyrtarë të tjerë u akuzuan për abuzime me pesë tendera rrugësh e konkretisht, rruga paralele me autostradën Tiranë-Vorë, rruga Himarë e Vjetër-Kthesa e Pilurit, rruga Has-Qafë Prush, rruga Dragobi-Valbonë dhe rruga Dhërmi-Himarë-Qeparo.
(e.n/News24/BalkaWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›