E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Para drejtësisë 2 ministrat me imunitet

TIRANE- Partia Socialiste reagon pas deklaratave të ndërkombëtarëve për cështjen e imunitetit. PS nëpërmjet deputetit Saimir Tahiri i ka kërkuar kryeministrit Berisha të dorëzojë para drejtësisë dy ministrat qe fshihen pas imunitetit

“PS i bën thirrje kryeministrit të dorëzojë menjëherë para drejtësisë 2 ministrat e tij që fshihen pas imunitetit parlamentar, dhe të marrë masa të menjëhershme për të luftuar korrupsionin duke e filluar nga vetja, familja e tij dhe shërbëtorët e oborrit. Kjo është mënyra e vetme për ti treguar shqiptarëve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë vullnetin për të luftuar korrupsionin.”- deklaroi Tahiri në një prononcim për shtyp
Duke iu referuar progres raportit të publikuar pak ditë më parë nga KE deputeti socialist tha se dokumenti ishte provë se “Sali Berisha është i paaftë për të luftuar korrupsionin dhe nuk ka vullnet për ta luftuar".
(s.g/BalkanWeb)

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›