Tregu i ndërtimeve orientohet drejt cmimeve të ulta
TIRANE- Tregu i ndërtimeve në Shqipëri është i prirur drejt cmimeve të ulta duke toleruar tek cilësia. Ky fakt konfirmohet nga vetë operatorët e këtij tregu , por edhe nga ekspertët e huaj të cilët veprojnë si bashkëpunëtorë të kompanive shqiptare.
Ata shprehen se klientët kërkojnë cmime ekonomike dhe i kushtojnë më pak rëndësi cilësisë e cila ka koston e saj. Në këto kushte kompanitë private po përpiqen të gjejnë një rrugë të mesme për të kënaqur kërkesat e tregut por edhe për të zbatuar një teknologji bashkëkohore.
Zhvillimet e fundit në sektorin e ndërtimit po diktojnë gjithmonë e më shumë nevojën e adaptimit të standardeve dhe teknologjive bashkëkohore. Kjo duke patur parasysh se ndërtimi është një ndër sektorët që jep kontributin më të madh në rritjen ekonomike të vendit.
(e.n/News24/BalkanWeb)