Nikolin Jaku pret të dalë nga burgu
Autori i Lajmit: Ornela MANJANI
Gjykata e Tiranës ka dënuar me kohën e paraburgimit ish-zëvendësministrin e Transporteve, Nikolin Jaku. Aferat me rrugët i kanë kushtuar më shtrenjtë Ilir Berzanit, i cili u dënua me 2 vjet heqje lirie dhe me 2. 6 milionë lekë gjobë. Dënime që variojnë nga një vit deri në një vit e dy muaj janë dhënë nga togat e zeza për të dyshuarit e tjerë të dosjes. Funksionarët e lartë të Ministrisë së Transporteve janë vënë në pranga në shtator të vitit të shkuar pas zbardhjes së aferave me tenderat në ndërtimin e rrugëve.
Vendimi
Ish-zëvendësministri i Transporteve, Nikolin Jaku, dënohet me 1 vit e 20 ditë burg, 500 mijë lekë gjobë dhe pezullim për 3 vjet ushtrimi i detyrës. Ndërkohë që Jaku mund të lërë qelinë që sot, pasi masa e dënimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës është kryer në kohën e paraburgimit. Togat e zeza kanë shpallur fajtor ish-zëvendësministrin për “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”. Skandali me tenderat e rrugës do t i kushtojë përveç burgut dhe pezullimin për 3 vjet nga ushtrimi i detyrës. Sipas vendimit të gjykatës, ish-drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Ilir Berzani u dënua me 2 vjet heqje lirie dhe me gjobë 2.6 milionë lekë. Arjanit Sheti, ish-drejtor i Drejtorisë Juridike në Drejtorinë e Rrugëve u dënua me 1 vit e katër muaj heqje lirie dhe 400 mijë lekë gjobë. Ish-drejtori në Drejtorinë e Koordinimit në Drejtorinë e Rrugëve, Xhevahir Muçogllava, u dënua me një vit burg. Ndërsa dy biznesmenët Isuf Ukperaj e Skënder Bokçiu u dënuan me nga 1 vit e 20 ditë burg dhe 600 mijë lekë gjobë. Ndërsa ish-drejtori i Prokurimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Bashkim Kamberi, u dënua me një vit e 20 ditë burg. Sipas përllogaritjeve, masat e dënimit për të arrestuarit përkojnë me afatet e paraburgimit dhe tashmë mbeten vetëm procedurat ligjore dhe më pas të dënuarit për afera në tenderat e rrugëve mund të lënë qelitë.
Akuzat
Ish-zv-ministri i Transporteve, Nikolin Jaku, si dhe 6 ish-zyrtarë të tjerë të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ministrisë së Transporteve, edhe dy biznesmenë janë akuzuar nga prokuroria për abuzime me tendera. Dy seanca më parë, prokuroria i ka kërkuar gjykatës që Nikolin Jaku të shpallet fajtor dhe të dënohet me 3 vjet burg si dhe të paguajë një gjobë prej 2 milionë lekësh. Ndërsa për ish-drejtorin e Rrugëve, Ilirjan Berzani, u kërkua 6 vjet burg si dhe 4 milionë lekë gjobë. Për Arjan Shetin, kërkoi 2 vjet e 6 muaj burg, për Bashkim Kamberin, 21 muaj burg. Arrestimi i të pandehurve është realizuar në operacionin e koduar “Duart e pastra”. Burime nga prokuroria bënë të ditur se të arrestuarit dyshohen për afera korruptive në të paktën 5 tendera rrugësh.
Dënimet
1. Nikolin Jaku - 1 vit e 2 muaj burg dhe 500 mijë lekë gjobë
2. Arjan Sheti - 1 vit e 4 muaj burg dhe 600 mijë lekë gjobë
3. Ilir Berzani - 2 vjet burg dhe 2.6 milionë lekë gjobë
4. Isuf Ukperaj - 1 vit e 20 ditë burg,
5. Skënder Bokçiu - 1 vit e 20 ditë burg,
6. Bashkim Kamberi - 1 vit e 20 ditë burg
7. Xhevahir Muçogllava - 1 vit burg
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008