Pranga të shumëkërkuarit për trafik droge
Autori i Lajmit: red.
Përfundon në pranga një ndër më të kërkuarit për trafik lëndësh narkotike. Policia e Shtetit ka bërë të ditur dje se është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimi, 32-vjeçari Ylli Brahimi, lindur në Milot, Lezhë. Sipas policisë, arrestimi i tij, është kryer dy ditë më parë nga Interpol Roma në Itali, pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se 32-vjeçari Brahimi është dënuar në vitin 2003 nga Gjykata e Shkodrës me 11 vjet burg për veprën penale, të “trafikimit të lëndëve narkotike”. Ndërkohë për ekstradimin e tij, Ministria e Drejtësisë Italiane i ka kërkuar palës shqiptare dërgimin e dokumenteve në rrugë diplomatike. Ngjarja për të cilën akuzohet Brahimi, ka ndodhur më 7 shkurt të vitit 2002, ku nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës, janë arrestuar shtetasit Ylli Brahimi dhe Shkëlqim Konçi, sepse gjatë kontrollit ushtruar makinës së tyre në fshatin Bardhoc të rrethit Kukës, u janë gjetur një sasi rreth 20 kg heroinë, të fshehura në një çantë. Burimet nga policia bëjnë të ditur se Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, e kishte dënuar shtetasin Brahimi vetëm me akuzën e “armëmbajtjes pa leje”, ndërsa për shtetasin Konçi kishte vazhduar gjykimi. Në lidhje me këtë çështje organi i Prokurorisë së rrethit Kukës, ka apeluar me vendimin nr 2, datë 07.01.2003, pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, e cila pas shqyrtimit të kësaj çështjeje penale ka provuar se shtetasi Ylli Brahimi dhe Shkëlqim Konçi, kanë plotësuar të gjithë elementët e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe i ka dënuar respektivisht me nga 11 vjet heqje lirie.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008