E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nikolla Gruevski kritika me tone nervozizmi ndaj NATO-s

SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në një intervistë të tij ka drejtuar kritika dhe tone nervozizmi ndaj NATO-s, lidhur me mosdhënien e ftesës për anëtarësim në Samitin e Çikagos.

"Maqedonia në mënyrë të padrejtë nuk do të marrë ftesë për pranim në Çikago, e cila edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, por edhe sipas parimeve morale dhe arritjeve e meriton për shkak të bllokimit të njohur mirë nga Greqia”,- ka deklaruar Gruevski duke theksuar se NATO udhëheq politikën e standardeve të dyfishta.

Gruevski ka nënvizuar se po të ishte në vendin e presidentit Gjorgje Ivanov nuk do të shkonte në këtë Samit.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›