Nikolla: Luli i Saliut ka hesape për të larë
TIRANË- Përpara se të kërkojë votën e shqiptarëve Luli i Saliut ka hesape për të larë. Kështu është shprehur Kandidatja për Njësinë numër 1 dhe njëherësh anëtarja e Kryesisë së PS, Lindita Nikolla në një reagim publik e gjendur mes banorëve të njësisë ku ai rikandidon.
“Edhe pas buzëqeshjes së shtirur edhe premtimeve gënjeshtare, kandidati i Saliut nuk do të mund të fshehë pamjen e të humburit. Pamjen e njerëzve që kanë humbur me kohë të drejtën për të qeverisur këtë vend dhe ca më shumë të drejtën për të kërkuar pëlqimin në këtë qytet. Përpara se të kërkojë pëlqimin e qytetarëve në këtë qytet, qytetarët i kërkojnë Lulit të Saliut të japë llogari pse vodhi 200 mln euro nga taksat e shqiptarëve; Të japë llogari se përse shiti territorin e Shqipërisë ; mbi të gjitha të japë llogari se përse vrau katër shqiptarë të pafajshëm në bulevardin e Tiranës”,- u shpreh Nikolla.
Sipas Lindita Nikollës qytetarët e Tiranës do të dinë të zgjedhin në 8 Maj. “Qytetarët e Tiranës e dinë, ata kanë kohë që e prekin një të vërtetë. Një të vërtetë të vetme që është ajo e shërbimit padallim, ajo e shërbimit qytetar, njëlloj të gjithë të barabartë, të majtë apo të djathtë qofshin. Ndaj në 8 maj ata do të votojnë për Edi Ramën. Vota në 8 maj do jetë për Edi Ramën! Rruga e Edi Ramës dhe PS është e vetmja rrugë për Shqiptarët”,- theksoi Kandidatja për Njësinë numër 1.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Nikolla: Luli i Saliut ka hesape për të larë