Nikollaq Neranxi kërkon pafajësi nëpërmjet avokatit
25/03/2010 Akuzat për kontrabandë
TIRANË- Ish-deputeti i LSI-së, akuzuar për kontrabandë nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit, por kërkon pafajësi. Avokati i biznesmenit, Nikollaq Neranxi, deklaroi se klienti i tij është i pafajshëm duke mos pranuar asnjë akuzë të ngritur për kontrabandë nga Prokuroria. “Klienti im nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe në këto kushte jemi të detyruar të kërkojmë pafajësi. Edhe gjatë seancave gjyqësore e kemi vërtetuar me prova se jemi të pastër para drejtësisë dhe se gjithçka ka qenë e fryrë për arsye që nuk na takojnë ne t’i themi në këtë fazë, por i kemi deklaruar më parë”. Kështu deklaroi në fjalën e tij të fundit avokati mbrojtës i Neranxit. Ndërkohë që një seancë më parë, prokurori i kërkoi gjykatës të deklarojë fajtor biznesmenin, Nikollaq Neranxi, për akuzën e kontrabandës. Dënimi që duhet t’i jepet Neranxit, sipas institucionit të akuzës, është 10 milionë lekë gjobë. Neranxi akuzohet të jetë i implikuar në 21 raste kontrabandë të mallrave që tregton kompania e tij nga Greqia në Shqipëri, duke i shkaktuar shtetit një dëm që kap vlerën 13 milionë e 664 mijë lekë. Akuza bëri të ditur se që nga viti 2001 deri në gusht 2004, Neranxi ka kaluar mallra të ndryshme kontrabandë si kaseta, albume fotografike, CD apo filma fotografike. Ka qenë fillimisht Prokuroria greke ajo që filloi hetimet ndaj një shoqërie të këtij vendi me emrin “SALCOFOST”. Sipas Prokurorisë, në aktet e administruara gjatë hetimit paraprak rezulton e provuar se blerja, transporti dhe mosdeklarimi para autoriteteve doganore shqiptare për 21 faturat e hetuara është realizuar nga i pandehuri Nikollaq Neranxi, i cili në këto kushte rezulton të ketë konsumuar plotësisht veprën penale për të cilën akuzohet. Gjykata në seancën e ardhshme do të shprehet me vendim përfundimtar në lidhje me këtë çështje. Nëse do të shpallet ose jo fajtor, Neranxi do të mësoi në fillim të muajit prill.