Prokurorët lëshojnë lumë akuzash për Aldo Baren
25/03/2010 Starton në gjykatë gjyqi i “profesorit”. Rrjedha e plotë e masakrave sipas akuzës
TIRANË- Përpjekjet e Aldo Bares dhe avokatit të tij mbrojtës Vladimir Meçi për të nxjerrë të pavlefshme akuzat përfunduan, ndërkohë që dje Prokuroria lexoi kërkesën për gjykim. Vrasje, shkatërrim prone, dhunim kufome, dhunim varresh, organizim të grupit kriminal, krijim organizate kriminale. Këto janë disa nga krimet e numëruar nga prokurori Gentian Trenova kundër Aldo Bares, njeriut që njihet si ideatori dhe krijuesi i grupit më të rrezikshëm për qytetin e Lushnjës. Bare nuk ka vetëm një emër. Për shokët e tij ai njihet si “plaku”, “i madhi”, “profesori”, “kryetari”. Prokurori përveç akuzave që lexoi kundër tij, përmendi edhe disa emra dëshmitarësh. Emri më i njohur është ai i Petrit Liçit. Një tjetër dëshmitar është Gramoz Selmani dhe Mimoza Haxhia.
Vrasja e vëllait të Bares
Në korrik të vitit 1997 në qytetin e Lushnjës është vrarë Ramadan Shkurti, i vëllai i të pandehurit Alfred Shkurti, me emër të ndryshuar Aldo Bare. Në këtë datë i pandehuri Aldo Bare, së bashku me shtetasit Ramadan Shkurti, Enver Rabija dhe Bardhyl Rabija janë nisur me një autoveturë në drejtim të lokalit ku ndodhej shtetasi Artur Daja. Kur janë afruar i pandehuri Aldo Bare, së bashku me personat e tjerë të ndodhur në automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit ku ndodhej edhe shtetasi Artur Daja. Pas fillimit të goditjes edhe nga ana e lokalit kanë filluar të qëllojnë në drejtim të automjetit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vdekur shtetasi Genci Kashari, brenda në verandën e lokalit ku ndodhej edhe shtetasi Artur Daja. Në verandën e lokalit nën shoqërimin e shtetasit Artur Daja ndodheshin familjar të tij, shtetasi Gramoz Selmani. Pas shkëmbimit të zjarrit i pandehuri Aldo Bare së bashku me shtetasin e plagosur aty Enver Rabija, janë larguar me nxitim nga vendi i ngjarjes. Aty mbetën të plagosur Ramadan Shkurti (vëllai i të pandehurit Aldo Bare), dhe Bardhyl Rabija. Por Daja edhe pse i plagosur afrohet në automjetin ku ndodheshin Bardhyl Rabija dhe Ramadan Shkurti, i qëllon me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen. Ndërmjet shtetasit Artur Daja dhe të pandehurit Aldo Bare ka filluar një konflikt që nga viti 1996. Për vrasjen e vëllait të tij, i pandehuri Aldo Bare ka akuzuar shtetasin Artur Daja. Për këtë arsye së bashku me grupin e tij, ai ka tentuar disa herë të vrasë Artur Dajen. Me qëllim hakmarrjen ndaj Dajës, shokëve, miqve dhe të afërmve të tij, krijoi të ashtuquajturën “Bandë e Lushnjës”. Fillimisht në këtë grup u mblodhën të pandehurit Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Arben Boriçi, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shokë, miq dhe të afërm të pandehurit Aldo Bare dhe vëllait të tij Ramadan Shkurtit të vrarë. Në datë 03.08.1997 në qytetin e Lushnjës është vrarë shqiptaro-maqedonasi Xhevat Demiri. Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare, janë personat që qëlluan mbi të. Eliminimi i shokëve të Tur Dajës ka qenë prioritet i organizatës. Më datë 13.02.1998 në vendin e quajtur Kolonjë të rrethit Lushnjë është vrarë Nimet Zeneli. Ka qenë shok i Tur Dajës dhe ishte marrë vendimi për eliminim. Arben Borici, Ilir Stërgu, Enver Dondollaku dhe Aldo Bare i kanë zënë në pritë fuoristradës Tojota me targa FR 8079 A. Në fuoristradë udhëtonte shtetasi Gramoz Selmani, shoku i ngushtë i Artur Dajës, si dhe shtetasit Masar Aliu dhe Nimet Zeneli. Të pandehurit Arben Borici dhe Ilir Stergu kanë ndjekur me vrap dy shtetasit Nimet Zeneli dhe Masar Aliu, dukë qëlluar me armë. Gjatë ndjekjes shtetasi Nimet Zeneli është plagosur me armë zjarri dhe nuk ka mundur të largohej. I pandehuri Ilir Stërgu së bashku me të pandehurin Arben Borici i janë afruar të plagosurit dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen. Ndërkohë që Masar Aliu është vrarë në datë 22.02.1998 në rrugën Kolonjë–Bitaj të rrethit Lushnjë. Ata kanë qëlluar edhe në drejtim të shtetasit Idajet Beqiri, i cili ka qenë rastësisht brenda në automjet. Vrasjet vazhdojnë. Në 18.08.1998 në vendin e quajtur “Kodrat e ullinjve” është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Luan Bilbili, i cili konsiderohej si shokë i shtetasit Artur Daja. Shkëlqim Haxhiu ishte shënjestra tjetër e bandës. Në gusht të vitit 1998 është djegur banesa e tij. Ilir Stërgu, Arben Borici, Enver Borici, Erion Cici, Jorgo Muzaka, Rexhep Gina në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë Aldo Bare, Enver Dondollaku, dhe shtetasin e vrarë Leonard Prifti, kanë shkuar në shtëpinë e Haxhiut ditën e ngjarjes. Pasi nuk kanë gjetur personat, të cilët kërkonin, ata i kanë vënë zjarrin shtëpisë dhe kanë marrë me vete disa nga personat që ndodheshin brenda në shtëpi.
Atentati ndaj Bares
Ngjarja në shtëpinë e Shkëlqim Haxhiut është e lidhur me një ngjarje tjetër e ndodhur në Lushnjë në të njëjtën ditë. Paraditen e ditës së ngjarjes është bërë goditje me antitank të një makinë në Sul Zotaj (Lushnjë), ku ndodhej edhe drejtuesi i grupit kriminal Alfred Shkurti. Në vendngjarje ka qenë edhe furgoni i shtetasit Shkëlqim Haxhiut, nga ku është qëlluar me antitank dhe armë zjarri në drejtim të makinës ku ndodhej i pandehuri Aldo Bare dhe pjesëtar të tjerë të bandës së tij.
Ekspozimi i kokës së Dajës
Në datë 21.10.1998 në fshatin Grabian të qytetit të Lushnjës, pasi është dëgjuar një plasje eksplozivi, është gjetur në vendngjarje, pjesë e një trupi njerëzor i shpërndarë. Ditën e vrasjes së Artur Dajës, në sheshin e qytetit të Lushnjës pjesëtar të grupit kriminal të drejtuar nga Aldo Bare kanë shëtitur nëpër shesh kokën e prerë të kufomës së Artur Dajës. Ndërmjet tyre në ngjarjen kriminale të ekspozimit të kokës së prerë kanë qenë edhe të pandehurit Ilir Stërgu, Arben Boriçi, Erion Cici, Arjan Aliço, Enver Boriçi, Enver Dondollaku, shtetasi i vrarë Leonard Prifti etj. Të gjithë viktimat kanë qenë shokë, miq të shtetasit Artur Daja, i cili ishte kundërshtari i drejtuesit të organizatës kriminale të drejtuar nga ana e të pandehurit Aldo Bare. Viktimat nuk kanë pasur konflikte personale me të pandehurit.