Brazil, plane për mbrojtjen e Amazonës
Presidenti brazilian, Luis Inacio Lula da Silva, ka bërë bublik një fond për të mbrojtur pyjet e Amazonës me qëllim që të ndihmohet lufta kundër ngrohjes globale.
Zyrtarët do të kërkojnë donacione nga vendet e tjera dhe shpresojnë që të sigurojnë 21 miliard dollarë deri në vitin 2021.
Qëllimi i këtij fondi është për të promovuar alternativat për banorët e Amazonës dhe për të mbështetur mbrotjen e pyjeve dhe zhvillimin e ripërtëritshëm.
Grupi ambientalist Greenpeace, tha se kjo ishte hera e parë që Brazili kishte pranuar se kishte lidhje mes ngrohjes globale dhe mbrojtjes së pyjeve të Amazonës.
Duke folur gjatë prezantimit të këtij fondi, në Rio de Zhaneiro, presidenti Lula tha se Brazili ishte i ndërgjegjshëm për rëndësinë që kishte për botën Amazona.
"Është më mirë për imazhin e vendit që t'i bëjë siç duhet detyrat, në mënyrë që ne të ecim me kokën lart në takimet ndërkombëtare," tha ai.
Por udhëheqësi brazilian këmbënguli gjithashtu se mbrojtja e Amazonës ishte përgjegjësi e Brazilit.
Një një ministër i qeverisë, Roberto Mangabeira Unger, tha se Brazili nuk do të pranonte ndërhyrje nga jashtë përsa i takon politikës për Amazonën.
(BBC)