E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhia: “Hyka, një fotokopje e Lavecit”

Talenti shqiptar vlerësohet si nga Palermo ashtu dhe nga Xhenoa. Agjenti i FIFA-s: “Klubet më të mëdha bullgare janë të interesuara për të”

Emri i ri i merkatos së Palermos është Jahmir Hyka, fantazisti shqiptar 20-vjeçar, i cili ka “goditur mu në zëmër” padroni e klubit të njohur italian, pasi Zamparini ka parë ndeshjen miqësore Shqipëri-Milan 3-3 (Hyka dha asistin e golit të tretë). “Mediagol.it”, faqja e afërt me klubin e Palermos, që ka publikuar edhe një video nga ndeshja në fjalë me veprimet e Hykës, kontaktoi me agjentin e lojtarit, Sokol Haxhinë, i cili për momentin ndodhet në Ukrainë për të trajtuar transferta e lojtarëve të tjerë shqiptarë (Ansi Agolli e ndonjë tjetër). Jahmir Hyka si Ezkuiel Laveci. Ky është krahasimi që menaxheri i njohur i FIFA-s, Sokol Haxhia, i ka bërë lojtarit të Mainc 05 në Gjermani dhe të Kombëtares shqiptare në mikrofonin e faqes së njohur siçiliane “Mediagol.it.”. “Është 21-vjeç dhe është fotokopje e Lavecit, mjafton të shohësh DVD-në e ndeshjes Shqipëri-Milan, ose të ndeshjes eliminatore Shqipëri-Suedi apo dhe Shqipëri-Itali U-21. Këto DVD qarkullojnë në shumë klube italiane që e kanë vlerësuar shumë lojtarin”, - citohet agjenti shqiptar, i cili menaxhon disa prej emrave më të njohur të futbollistëve shqiptarë në Europë. Me paraqitjet e tij të mira në kombëtaren shqiptare talenti kuqezi Jahmir Hyka ka bërë për vete disa nga skuadrat italiane. Edhe pse nuk është aktivizuar shumë me Mancin, Hyka është pëlqyer shumë nga presidenti i Palermos Mauricio Zamparini dhe jo vetëm gjatë ndeshjes Shqipëri-Milan. Në një intervistë të dhënë për faqen “Mediagol.it”, menaxheri i tij Sokol Haxhiaj ka konfirmuar interesimin e skuadrës siciliane për 21-vjeçarin. “Është e vërtetë që Hyka ka bërë për vete Zamparinin gjatë ndeshje Shqipëri-Milan, por në atë miqëore ka bërë për vete edhe njerëz të tjerë, - ka pranuar Haxhiaj, - Zamparinin e njoh personalisht dhe është një njëri shumë simpatik, ashtu si edhe skuadra e tij, tek e cila ka vendosur të besojë tek lojtarët e rinj shqiptare si Samir Ujkani dhe Edgar Cani”. Më pas Haxhiaj ka sqaruar edhe pozicionin e vetë lojtarin në merkato dhe çmimin e tij të mundshëm nëse do të vendoset për një transferim. “Tek ky lojtar Mainci beson shumë dhe shpreson që të bëhet një lojtar i madh duke parë edhe moshën e tij të re dhe për më tepër që ka zhvilluar 20 ndeshje me kombëtaren shqiptare, - ka vazhduar Haxhi. Por për Hykën duket se janë interesuar edhe klube te tjera të Serisë A. Sipas asaj që ka bërë të ditur Haxhia përveç Palermos janë edhe disa skuadra të tjera me emër që kërkojnë shërbimet e talentin shqiptar. “Ndonjë emër? Mund të them se lojtari i pëlqen shumë Xhenoas së Enriko Preciozit, e cila çdo vit beson tek të rinjtë premtues”, - përfundoi agjenti i FIFA-s, Sokol Haxhia.

3.5 milionë euro
“Transferimi i tij në moshën 19-vjeçare kushtoi 3,5 milionë euro, shifër e lartë për një lojtar të moshës së tij, Lojtari ka një klauzolë, e cila i lejon që të largohet nga skuadra e tij aktuale me 1/5 e çmimit real nëse nuk luan një numër të caktuar ndeshjesh. Mainci do të kërkonte 8 milionë euro por duke shfrytëzuar këtë klauzolë Hyka mund të largohet edhe 750 mijë euro. Këtë vit lojtari ka marrë një rritje rroge prej 400 mijë euro. Duhet të gjejmë një skuadër që të besojë tek aftësitë e tij”, - theksoi Haxhia.

25 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›