E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis “Bylisfonia” në qytetin antik të Bylisit

04/06/2010 Edicioni IV

FIER- Dje në orët e pasdites ka hapur tiparin Festivali i IV Ndërkombëtar i Polifonisë, i njohur për promovimin e vlerave të polifonisë shqiptare. Në këtë festival krahas grupeve më të mira folklorike të vendit do të demonstrojnë vlerat folklorike edhe grupe nga Ballkani dhe Evropa. "Në këtë festival të organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, bashkitë Fier Ballsh e komuna Qendër Shoqata Kulturore Atdhetare "Bylispolifonia”, marrin pjesë rreth 20 grupe", tha drejtori i kësaj shoqate,Yzeir Llanaj. Sipas tij, festivali do të vazhdojë tre ditë, (3-5 qershor). Ai organizohet në qytetin antik të Bylisit, qytet emblemë që dëshmon forcën e zhvillimit dhe qytetërimit e qytetërimit të fiseve ilire në antikitet.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›