Dhunon drejtorin e spitalit, i hoqën gruan nga puna
04/06/2010 Procedohet 59-vjeçari
KUÇOVË- Largimi i të shoqes nga puna është bërë shkak që një 59-vjeçar nga Kuçova të dhunojnë fizikisht drejtorin e spitalit ku kish punuar si sanitare bashkëshortja e tij. Burime të policisë së qarkut të Beratit bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme është bërë ndalimi i Pasho Kapxhiut, 59 vjeç, banor i lagjes “1 Maji” në qytetin e Kuçovës. Ndalimi i tij ka ardhur pasi pasditen e djeshme ka goditur dhe ka fyer për shkak të detyrës drejtorin e spitalit Kuçovë. Ky i fundit pasi ka rënë preh e ofendimeve dhe dhunës në qendër të qytetit ka kërkuar ndihmën e policisë, çka solli dhe ndalimin e 59-vjeçarit. Policia mësoi se shkak i kësaj grindje është bërë vendimi i drejtorit për largimin nga puna të bashkëshortes së 59-vjeçarit.