Nis Festivali Ndërkombëtar i Filmit

Festivali ndërkombëtar i filmit në Tiranë ka ngritur siparin këtë fillim jave në edicionit e tij të tetë. Nata e parë e TIFF nisi me filmin “You Should make Movies”, “ju duhet të bëni filma” një homazh për aktorin francez Klod Shabrol i cili u nda nga jeta gati një vit më parë. I ftuari special i festivalit ishte pikërisht regjizori i këtij filmi, francezi Zhan Filip Larosh. Ai inkurajoi producentët shqiptar të rërfejnë historinë e vendit nëpërmjet kinemasë.
"Ju duhet të prodhini filma sepse duhet të rrëfeni vetvehten, sespse kinemaja është nje mjet me aspekt universal dhe artistik të mrekullueshëm për të treguar. Mendoj se me aq pak sa e njoh unë, historia dhe kultura shqiptare, është e pafund dhe duhet treguar. Kinemaja është mediumi më i mirë që ka ndikim tek njerzit”, tha Jean Philipe Laroche, regjisor.
Programuesi i TIFF, Genc Përmeti e cilësoi këtë festival si një shtepi e filmave të cilët kanë të vështirë të prekin ekranet e mëdha të kinemave. "Me temën që trajtojmë ne, me mënyrën e si operohet, me problematikën që i ofrojnë janë shumë pranë problematikës apo jetës së përditshme që ka vetë shoqëria shqiptare. Duhet të jetë një nga motivet bazë të një programi, jo thjeshtë kaprico personale të një seleksionuesi që mund të pëlqejë një film për arsye personale dhe tia imponojë atë shikuesit", bëri të ditur Genc Përmeti, programues i TIFF.
Gjatë gjashtë ditëve të festivalit, mbi 120-të filma konkurentë do të projektohen në disa seksione, ndërsa të shtunën do të shpallen edhe fituesit.
Aurela Papadhima