E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca dhe problemet me shtypin

Si të gjitha kioskat e tjera pa
risiene, edhe ajo që ndodhet
në pronësinë e Bernadette
Lefevres ekspozon në vitrinën e saj
qindra gazeta e revista, që nga ato
kryesoret e të përditshmet, deri te
libërthat e fletëpalosjet që i dedikohen
kohës së lirë, apo thashethemeve.
Në Francë gjithsej ka 28
mijë kioska gazetash
dhe sikundër
edhe Bernadette,
edhe ato nuk
kanë të drejtë
zgjedhjeje për
gazetat dhe revistat
e vitrinës së
tyre. Sipas një ligji
të vitit 1947, botuesve
francezë u
është garantuar
një vend në të
gjitha kioskat e
gazetave dhe e
drejta e shpërndarjes
kombëtare,
në përpjekje për
të garantuar lirinë
e shtypit pas përvojës
së hidhur me
propagandën naziste
gjatë Luftës II Botërore. Ky ligj
mund të ketë pasur një qëllim fillestar
të mirë, por sipas analistëve,
ka edhe anën e tij negative. Kështu,
ai i ndalon shitësit e shtypit që
t‘i përshtaten kërkesës së tregut
dhe kontribuon në rënien e
ndjeshme të lexueshmërisë së
gazetave dhe të ardhurave nga
shitja e tyre. Sipas gazetashitëses,
së cilës iu referuam në fillim, duhet
që të ndryshojmë ofertën e
gazetave dhe revistave nga një
lagje në tjetrën, nga një zonë në
tjetrën, përndryshe do të jetë gjithnjë
e më e vështirë që të fitosh
bukën e gojës, duke shitur botimet
e shtypit të përditshëm
dhe atij
periodik. Gazetat
në botën e zhvilluar
ndodhen në
një moment të
vështirë, por shtypi
francez është
ai që po kalon
një krizë mjaft të
rëndë. Sipas Organizatës
Botërore
të Gazetave,
tirazhi i gazetave
më të mëdha
në vend është
154 copë për
1000 banorë, më
i ulët se ai i Kubës,
Lituanisë
apo Surinames
dhe sa gjysma e
Gjermanisë, apo Britanisë së Madhe.
Sipas shumë analistëve, pikërisht
ligji në fjalë dhe disa rregullore
në lidhje me shtypin, janë një nga
shkaqet e kësaj situate jo të mirë.
Kjo është edhe arsyeja që gazetat
franceze janë më të holla, më të
pakta në numër dhe më të shtrenjta
se në vendet e tjera. Për një ishbotues
të së përditshmes "Le Figaro",
ky fenomen është shndërruar
në një "sëmundje franceze". Në
një përpjekje për të gjetur mënyra
për rigjenerimin e industrisë,
Presidenti francez, Sarkozi, mblodhi
këtë muaj 140 ekspertë mediatikë
për të filluar një studim tremujor,
të sponsorizuar nga qeveria
në lidhje me shtypin e shkruar.
Qëllimi ishte gjetja e mënyrave për
të "ngjallur" shtypin francez. Si
edhe shumë analistë të shtypit,
edhe Sarkozi u përqendrua në
vështirësitë kryesore me të cilat
përballet e gjithë industria e botimeve
në Francë. "Si shumë prej
jush, unë mendoj se shpërndarja
është problemi më i madh në industrinë
e gazetave. Në një kohë
si kjo e jona, kur marketingu ka
marrë një rëndësi të veçantë, është
shumë e pazakontë dhe e
vjetruar mënyra me të cilën promovohet,
shpërndahet dhe shitet
shtypi", ka thënë Sarkozi. Botuesit
francezë përballen me barriera
të mëdha dhe aspak të zakonshme
në përpjekjen e tyre të
përditshme për ta çuar shtypin në
dorën e lexuesit. Atyre u duhet t‘i
bashkëngjiten një rrjeti shpërndarësish
NMPP, një monopol ky
që aktualisht ndodhet në pronësi
të disa botuesve dhe që drejtohet
nga Lagardere, një konglomerat
prokurimesh për botime dhe i
fushës ushtarake. Pas vite të tëra
ankesash
nga botuesit
në lidhje me
koston e përdorimit
të këtij
sistemi, vetë NMPP
po përpiqet që tërikonstruktojë
funksionet e veta. Mes të
tjerash planifikohet edhe shkurtimi
i qindra vendeve të punës dhe
mbyllja e qendrave të shpërndarjes
në afërsi të Parisit. Por kjo
ka shkaktuar probleme të tjera.
Punëtorët e shpërndarjes në
NMPP përfaqësohen nga një
sindikatë shumë e fuqishme dhe
e organizuar, CGT, e cila ka një fuqi
të madhe, duke qenë se ka në dorë
sistemin e fuqishëm të shpërndarjes
së shtypit. Kjo sindikatë
është ngritur tri herë rresht gjatë
këtij viti, kundër planeve për shkurtimin
e financave dhe të
vendeve të punës, duke mos e
shpërndarë shtypin e përditshëm
dhe duke i lënë kështu kioskat e
zbrazura në të gjithë vendin. Një
tjetër rregull i mbrapshtë i sistemit
të shpërndarjes është edhe orari i
pushimit të kioskave. Shumë prej
tyre, madje edhe në Paris, të dielave
janë të mbyllura dhe në disa
raste gjatë gjithë fundjavës, një
periudhë e javës kjo kur në vende
të tjera është koha e pikut të
shitjeve. Një nga strategjitë e rrjetit
të shpërndarjes është krijimi i 5000
pikave të reja të shitjeve brenda
vitit të ardhshëm, por arritja e këtij
objektivi mund të jetë i vështirë.
Çdo propozim për të hapur një pikë
shitjeje duhet parë me kujdes nga
komisioni i posaçëm që përfaqëson
botuesit dhe shpërndarësit, i
cili duhet të sigurohet se kioska e
re nuk ia dëmton shitjet kioskës që
ndodhet në afërsi, pra nuk ia merr
klientelën. Po përse mënyra të tilla
kanë mbetur në Francë për një
kohë kaq të gjatë? Në Britaninë
fqinje, botues të tillë si Rupert
Murdoch, me mbështetjen e ishkryeministres
Margaret Theçer, u
përpoqën shumë që ta përmirësonin
biznesin e tyre në vitet ‘80,
duke i shkatërruar thuajse plotësisht
të gjitha sindikatat e fuqishme
të punonjësve të shtypit.
Sipas shumë analistëve, gjërat në
Francë nuk kanë ndryshuar deri
më tani, sepse sistemi aktual është
i favorshëm si për politikanët,
ashtu edhe për botuesit. Ideja
është se kur diçka nuk funksionin,
do të thotë që ka arsye për këtë
dhe shpesh këto arsye janë të
fshehta. Pikërisht arsyeja e fshehtë
e çdo qeverie franceze që nga
viti 1945, pra që nga De Gaulle e
deri te Sarkozia ka qenë kontrolli i
shtypit. Duke i mbajtur gazetat financiarisht
të dobëta dhe të varura
nga subvencionet publike,
qeveria, në mënyrë indirekte,
ushtron kontroll ndaj tyre.
Ndërkohë, botuesit francezë
vazhdojnë ta përqafojnë këtë
mënyrë funksionimi, sepse
sistemi aktual shumë i kushtueshëm
e i pafavorshëm e mban
median e huaj jashtë tregut vendas.
Bertrand Pecquerie, drejtori i
Forumit Botëror të Botuesve në
Paris, tha se Franca kishte shumë
për të mësuar nga botuesit e Britanisë,
apo të Gjermanisë. Ndryshe
nga këto vende, Franca nuk ka treg
për tabloide të tilla si "The Sun",
apo "Bild Zeitung", tirazhi i të
cilave kap jo rrallë edhe shifrën 3
milionë. Gazeta më e kushtueshme
franceze është e përditshmja
"Le Figaro", e cila ka një tirazh
prej 320 mijë kopjesh. Franca
ka ekzaktësisht të njëjtën shoqëri,
të njëjtin standard jetese, të
njëjtën kulturë, por nuk gjen tabloidë,
sepse shtypi francez është
shumë elitar. Në këtë vend ekziston
kultura se të lexosh një gazetë
është një prestigj. Disa analistë
janë për futjen e tabloidëve popullorë
edhe në Francë, sepse një
gazetë e përditshme serioze sado
e mirë nuk mund të shesë kurrë
shumë, ndërsa tabloidi bën
kërdinë. Botuesi i "Bild", Alex
Springer, ka pasur plan prej kohësh
që të niste një publikim të
ngjashëm me të tijin edhe në
Francë, por një vit më parë, pak
para fillimit të botimit të numrit
francez, kompania ndryshoi kurs,
duke e lënë projektin përgjysmë,
për shkak të "kushteve të vështira
logjistike dhe teknike". Për sa i
përket Sarkozisë, Presidentit të
vendit, është një nga krerët e shtetit
që i ka kushtuar shumë interes
e vëmendje mediave dhe biznesit
të mediave në veçanti. Vitin e
kaluar ai u përpoq që të luftonte
piraterinë dixhitale të muzikës
dhe filmave. Këtë vit ka propozuar
një bllokadë për reklamat në
televizionin publik, plan që ka ngjallur
kritika nga kundërshtarët e
Presidentit, të cilët thonë se ai ka
për qëllim vetëm ndihmën që
Sarkozi do t‘u japë miqve të tij në
industrinë e medias së shkruar,
apo edhe private. Sipas shumë
analistëve, qëllimi i Sarkozisë për
të thirrur një konferencë në lidhje
me shtypin e shkruar është vazhdimi
i përpjekjes për ndërtimin e
"kampionëve kombëtarë francezë"
me interesa
të gjerë mediatikë.
Presidenti
tha se ishte në favor
të lehtësimit
të rregullave që i
pengojnë pronarët
e rrjeteve të
mëdha televizive,
nga të qenit njëherazi
edhe pronarë
të gazetave
të mëdha kombëtare.
Duke e
hedhur poshtë
një rregull të tillë,
paratë mund të
vijnë edhe në biznesin
e gazetave.
Por kritikët e
këtij propozimi
vënë re se një gjë e tillë mund të
ndihmojë miqtë dhe bashkëpunëtorët
e Sarkozisë, të tillë si
Martin Bouygues, që kontrollon
kanalin më të madh televiziv në
Francë TF1, apo Serge Dassault,
që kontrollon "Le Figaro" në konsolidimin
e mëtejshëm të perandorisë
së tyre mediatike. Në fjalën
e hapjes së konferencës për mediat,
Sarkozi nënvizoi mbështetjen
për subvencionet, të cilat kapin
shifrën 300 milionë euro në ndihmë
të drejtpërdrejtë dhe rreth 1
miliard përfitime indirekte. Disa
gazeta si "L‘Humanite" e botuar
nga Partia Komuniste, arrijnë të
mbijetojnë vetëm falë mbështetjes
financiare nga shteti, por kjo
dhe të tjera nuk janë të vetmet që
u duhet të luftojnë për mbijetesë.
Dy gazeta të përditshme, "Le Figaro"
dhe "Le Monde", kanë bërë
ndërkohë reduktime të stafit të
tyre, por duke rritur ndjeshëm pagat
e personave të mbetur, të cilët
tani duhet të kryejnë më shumë
punë, por, nga ana tjetër, duhet të
luftojnë edhe për vendin e punës.
Ndërsa gazeta të tjera si "Les
Echos" dhe "La Tribune" janë shitur
së fundi. Analistët pyesin në
lidhje me përdorimin e një pjese
të parave publike. Kështu, 100
milionë euro shkojnë direkt për
mbulimin e pagave dhe pensioneve
të hershme të punonjësve të
shtypshkronjës dhe shpërndarjes.
Shumë pak para shpenzohet
për hapjen e publikimeve të
reja, qofshin ato edhe në internet,
ku edhe aty të ardhurat e
gazetave nga reklamat janë të vogla.
Në një përpjekje për të mbrojtur
vazhdimin e kësaj ndihme,
sindikata e punonjësve të shpërndarjes
dhe e disa punonjësve të
tjerë të shtypit, përfshi edhe
gazetarët, kanë
propozuar që në
K u s h t e t u t ë n
franceze të shtohet
një klauzolë,
në të cilën shtypi
të konsiderohet si
një "vlerë e patjetërsueshme
kulturore, politike
dhe sociale".
Me një numër kaq
të madh interesash,
analistët
thonë se është
harruar ndoshta
më i rëndësishmi
i kësaj historie:
lexuesi. Sipas një
historiani të medias,
problemi në
Francë është se gazetarët, botuesit
dhe punëtorët e shtypit nuk i
kanë konsideruar kurrë gazetat e
tyre si produkte tregtare. "Ata i
kanë konsideruar gazetat si mjete
të ndikimit politik dhe nëse ky
këndvështrim nuk do të ndryshojë,
shtypi i shkruar do të vdesë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›