E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti në kaos pas tërmetit. Grumbuj kufomash në rrugë

Drithëruese situata në Haiti. Tre ditë pas tërmetit që rrënoi kryeqytetin Port-au-Prince mbizotëron shkatërimi; rrugët janë të mbushura me kufoma, dhimbje e protesta. Ndihmësit e parë të mbërritur në ishullin e Karaibeve u gjendën përballë skenave rrënqethëse të cilat i përshkruajnë edhe më të rënda se sa pamjet e transmetuara në televizionet e gjithë botës. “Mungon uji i pijshëm dhe ushqimi. Njerëzit po dergjen rrugëve” citon agjencia e lajmeve Ansa ambasadorin e Haitit në Romë, Geri Benoit.

është ende herët për të bërë një bilanc të viktimave dhe dëmeve të
shkaktuara nga tërmeti. Kryqi i Kuq  flet për të paktën 50 mijë të
vdekur, por ekziston frika se viktimat mund të jenë disa qindra mijëra.
Sipas Kombeve të Bashkuara, në zonën e goditur jetonin rreth 3.5 milionë
persona.

Njerëzit janë të dëshpëruar dhe në shenjë proteste kanë ngritur
postblloqe me trupat e pajeta të viktimave, të cilat nuk janë varrosur
ende. Veprimi është përjetësuar në fokusin e një fotografit të “Time”.
Presidenti i Haitit, Rene Preval, bëri me dije se rreth 7 mijë të vdekur
janë varrosur në një varr të përbashkët dhe më shumë se 1500 të tjerë
ndodhen në morgun e poliklinikës së Port-au-Prince. Pikërisht në këtë
morg kamionët vazhdojnë të sjellin trupa të tjerë pa jetë nga rrugët apo
që janë nxjerrë nga rrënojat, të cilët kanë nisur të dekomompozohen për
shkak të temperaturave të larta. Mes viktimave figurojnë 36 anëtarë të
KOmbeve të Bashkuara në Haiti, ndërsa flitet për qindra të zhdukur.
Zëdhënësi i misionit, David Wimhurst tha se shpresat për gjetjen e tyre
veniten me kalimin e orëve.

Ndërkaq vazhdojnë gërmimet në rrënoja në kërkim të të mbijetuarve. Kelly
Bastien, kryetari i senatit të Haitit, u gjend i gjallë poshtë
rrënojave të parlamentit. “është një mrekulli” ishin fjalët e tij të
para pasi u nxor nga grumbullimi i gureve dhe dheut poshtë të cilave
kishte qëndruar për 12 orë. Bastien tha se pranë tij ndodheshin dhe dy
parlamentarë të tjerë të cilët nuk mundën të mbijetonin. Si pasojë e
tërmetit kanë humbur jetën edhe shumë ministra dhe eksponentë politikë.
Sipas ambasadorit të Haitit në Gjermani, Jean-Robert Saget, mes
viktimave janë edhe ministri i Drejtësisë Paul Denis, dhe deputeti I
opozitës, Michel Gaillard.

Një zëdhënës i ushtrisë filipinë pohon se nga rrënojat e hotelit
Kristofer, ku ndodhej dhe selia e Kombeve të Bashkuara në Haiti,
dëgjohen zëra, cka rrit shpresën për të mbijetuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›