Nis aplikimi për oborret në përdorim
31/03/2009 Drejtori i AKKP-së vendos kalimin e pronësisë 10 ditë nga paraqitja e mandatit të pagesës
Procesi është i hapur në çdo kohë. Agjencitë rajonale brenda 30 ditëve marrin një vendim
Qytetarët që kanë oborre në përdorim mund të aplikojnë në çdo moment pranë agjencive rajonale të Kthimit të Pronave. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se procesi i aplikimit ka nisur pasi ka hyrë në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave për procedurat e njohjes së tyre. Pranë këtyre agjencive mund të gjendet formulari përkatës, të cilin e plotëson çdo qytetar i interesuar. Sipas procedurës, agjencia rajonale ka detyrim që brenda një afati prej 30 ditësh të marrë një vendim paraprak në lidhje me kërkesën e të interesuarve. Gjatë kësaj kohe, specialistët e zyrës rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave pranë çdo qarku marrin në shqyrtim të dhënat e deklaruara nga ana e qytetarëve që kërkojnë t’u njihet oborri në përdorim.
Procesi
Vendimi, i cili është miratuar në shkurt të këtij viti, parashikon që Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si institucioni shtetëror ngarkohet me detyrën për të kaluar pronësinë në favor të personave privatë që kanë oborret në përdorim. Sipas këtij vendimi të qeverisë, të gjitha subjektet paraqesin kërkesën pranë zyrave rajonale në qarqe, duke përcaktuar mirë sipërfaqen e oborrit që ata kërkojnë të tjetërsohet e më pas e gjithë puna hetimore ose paraprake lidhur me caktimin sipërfaqes së pronësisë bëhet nga zyrat rajonale në qarqe brenda një afati 30-ditor. Por pas këtij vendimi paraprak, dosja përcillet në zyrën qendrore. Kjo e fundit brenda 10 ditëve nga data e mbërritjes së dosjes verifikon zbatimin e saktë të kërkesave të këtij vendimi nga zyra rajonale e AKKP-së, në bazë të akteve të mbledhura në dosje dhe pa kryer vetë veprime verifikuese. Më pas njoftohet aplikuesi, i cili duhet të paguajë faturën përkatëse. Ndërsa drejtori i përgjithshëm i AKKP-së vendos kalimin e pronësisë së oborrit në përdorim brenda 10 ditëve nga data e mbërritjes së mandatit që vërteton pagimin e vlerës, në rastin e tjetërsimit me kundërshpërblim. Mund të aplikojnë ato subjekte që kanë një ndërtim të ligjshëm brenda sipërfaqeve të truallit, ndërtim i ngritur para datës 10 gusht 1991. Ky vendim do të trajtojë rastet kur sipërfaqja duhet të jetë me pronësinë shtet.
II. Kushtet
1. Oborret në përdorim tjetërsohen sipas këtij vendimi nëse:
a) Brenda tyre ose në lidhje funksionale me to gjendet ndërtim:
- i regjistruar në regjistrat e ZRPP-së në pronësi të kërkuesit;
- i ngritur para datës 10.08.1991.
b) Janë në pronësi të shtetit, ndonëse të paregjistruara si të tilla, por të patransferuara në inventarin e pronave të organeve të qeverisjes vendore, në përputhje me ligjin nr. 8744, datë 22.02.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar.
2. Oborret në përdorim tjetërsohen sipas këtij vendimi:
a) Pa kundërshpërblim, në rastin kur e drejta e pronësisë mbi këto sipërfaqe është hequr pa kompensim për shkak të ligjeve të kohës.
b) Me kundërshpërblim, në rastet e tjera. Në këto raste çmimi do të përcaktohet me vlera përkatëse të përcaktuara në vendim.
3. Oborret në përdorim që do të tjetërsohen sipas këtij vendimi, nuk duhet të kenë qenë më parë objekt kthimi nga AKKP-ja ose ish-komisionet vendore për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave.
4. Sipas këtij vendimi, nuk janë objekt shqyrtimi nga AKKP-ja oborret në përdorim brenda të cilave ose në lidhje funksionale me to gjendet ndërtim informal. Ato do të trajtohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.