Zhvillohet ceremonia e përkujtimit të 20-vjetorit të Murit të Berlit
Ka nisur ceremonia zyrtare për përkujtimin e rënies së murit të Berlinit, aty ku 20 vjet më parë do të hapej pika e parë e bashkimit mes dy gjermanive, por edhe mes dy pjesëve të ndara të Europës. Në ceremoninë përkujtimore e kanë marrë fjalën liderët më të rëndësishëm botërorë, si presidenti francez Nikolas Sarkozi, kryeministri britani Gordon Braun, presidenti rus Dimitri Medvedev, sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton dhe në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive ka folur live nga Shtëpia e Bardhë edhe presidenti amerikan Barak Obama. Liderët botërorë kanë deklaruar në fjalën e tyre se e gjithë bota ndihet krenare për Berlinin, për atë që bënë qytetarët gjermanë në këtë datë të shënuar dhe për vendin që zë kjo datë në historinë botërore. Gjatë ceremonisë, fjalën e ka marrë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka deklaruar se kjo është një datë e shënuar në historinë e kombit gjerman. Sipas kancelares gjermane, 9 nëntori 1989 ka qenë nata më e lumtur e jetës së saj dhe mbarë gjermanëve. "Pa liri nuk ka demokraci", ishte një nga frazat e Merkelit gjatë fjalës së saj. Ajo tha se rrëzimi i murit të Berlinit shënoi fillimin e një epoke të re në historinë botërore.
Ndërkohë me një veprim simbolik, është rrëzuar muri i simuluar prej dominoje. Udhëheqësit botërorë të cilët morën pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 20-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit kaluan në këmbë Urën Bornholemer, pikëkalimin e parë kufitar që u hap në vitin 1989 në qytet. Dominotë u rrëzuan për të demonstruar se si ranë njëra pas tjetrës qeveritë komuniste të asaj kohe në Evropën Lindore.