E Shtunë, 31 Tetor 2026

I biri i Pablo Escobarit kërkon falje

Pas vrasjes së bosit famëkeq të drogës, Pablo Escobar, i biri i tij, për të cilin shumë njerëz kanë menduar se do ta trashëgojë, u arratis nga Kolumbia, mori një identitet të ri dhe vazhdoi jetën si arkitekt në Argjentinë.

Juan Pablo Escobar, i cili ishte vetëm 16 vjet, në momentin kur u vra i ati i tij në vitin 1993, tani ka kërkuar falje për terrorin e ushtruar nga babai i tij, në filmin dokumentar Mëkatet e babait tim, i cili të enjten do të hap një festival të filmit në Argjentinë.

Në intervistën e rrallë, dhënë agjencisë së lajmeve Associated Press, Escobar theksoi se pasuria e të atit të tij nuk ekziston më dhe se ai kurrë nuk ka qenë pjesë e ndërmarrjes kriminale të te atit.

Escobar në vitet e 80-ta ka kryesuar kartelin më të fuqishëm të drogës në botë. Ai e luftoi ekstradimin e tij në SHBA, me një fushatë të dhunës në Kolumbi, duke urdhëruar ndërmarrjen e sulmeve me bomba, përfshirë këtu edhe sulmin me bombë kundër një aeroplani civil, me çrast u vranë 107 udhëtarë, si dhe rrëmbimin dhe vrasjen e politikanëve, të gjykatësve dhe gazetarëve, të cilët ishin angazhuar kundër tij.

Por i biri i tij insistoi se nuk ka qenë i përfshirë dhe se familja e gjerë është përndjekur pa të drejtë. Juan Escobar, alias Sebastian Marroquin, së bashku më nënën e tij është akuzuar, por më pas është cilësuar i pafajshëm, për shpëlarje të parave në Argjentinë, pas hyrjes së tij ilegale në këtë shtet në vitin 1994.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›