E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis "gjuetia" e ushtarëve

Prej tri ditësh, policia ushtarake dhe ajo e rendit është kthyer "në tmerrin" e banorëve të Qarkut Fier, për shkak të çeljes së fazës së dytë për këtë vit të rekrutimit për ushtarë. Qysh në orët e para të mëngjesit deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, policia ushtarake dhe ajo e rendit kanë zhvilluar aksione për mbledhjen e ushtarëve të rinj. Jo vetëm makinat që kalojnë në akset brenda qyteteve Fier, Roskovec, Patos, Lushnjë e Ballsh, por edhe rrugët kombëtare Fier-Ballsh, Fier-Vlorë dhe Fier-Lushnjë kanë qenë "pre" e uniformave. Ndërkohë, emigrantët që kthehen në atdhe, për festën e Pashkëve ortodokse ankohen për vonesat gjatë kontrollove. Ndërsa në degën e Mobilizimit Ushtarak të Fierit pohojnë se duhet të mblidhen më shumë se 300 të rinj gjatë kësaj faze.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›