Policia merr në mbrojtje një grua
Dhunohej nga i shoqi, policia i ofron mbrojtje në banesë. Rasti në fjalë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku pas denoncimit të një gruaje 40-vjeçare, nënë e dy vajzave, se dhunohej nga i shoqi, uniformat blu kanë nisur që nga paraditja e djeshme një shërbim policor në banesën e saj. Ky nuk është rasti i vetëm i dhunës brenda familjeve fierake. Kjo pohohet edhe nga drejtori i policisë së qarkut, Shemsi Premci, i cili ka deklaruar se gjatë periudhës së parë të vitit 2009 janë regjistruar plot 10 raste të denoncimit të dhunës në familje. Madje, sipas tij, në Fier është regjistruar dhunë e pashoqe edhe ndaj burrit. Për këtë fakt ai përmend ngjarjen e ndodhur në Fermë-Çlirim një muaj më parë, ku një 39-vjeçare, në bashkëpunim me të vëllain, ka rrahur të shoqin.