Pushime në Mal të Zi, me paratë e vjedhura
Arrestohen dy vëllezër, pasi u vodhën fqinjëve në banesë shumën e 90 mijë eurove, si dhe një sasi të konsiderueshme bizhuterish. Ka qenë operacioni "Dukasi", ai që është finalizuar me prangosjen e Taulant dhe Alket Rrapajt, përkatësisht 33 dhe 25 vjeç, të cilët dy ditë më parë kanë grabitur fqinjin e tyre, Avdyl Velçanin në banesën e tij në Dukas të Patosit. Mësohet se pas denoncimit të të dëmtuarit, policia ka nisur hetimet dhe operacioni për kapjen e autorëve është shtrirë nga Fieri drejt Shkodrës.
Pas sinjalizimit për vendndodhjen e të rinjve, policia i ka ndaluar ata në Shkodër gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të mërkurës. Sipas burimeve të sigurta nga uniformat blu që morën pjesë në operacion, mësohet se dy vëllezërit Rrapaj ishin duke komunikuar me një person të tretë për t‘u lidhur me një të afërmin e tyre në Shkodrës dhe më pas me anën e një femre, ata do të shkonin në Malin e Zi për disa ditë pushime. Kontrolli i bërë jo vetëm në rrobat që kishin veshur dy të arrestuarit, por edhe në çantat që ata mbanin, ka nxjerrë se me vete dy vëllezërit kishin shumën e 70 mijë eurove, si dhe të gjitha bizhuteritë që kishin vjedhur në banesën e fqinjit të tyre.
Shuma e eurove që është gjetur është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia u ka gjetur dy vëllezërve Rrapaj edhe një sasi lekësh, të cilat mendohet se ata i kanë siguruar pas këmbimit të një sasie valute. Kanë qenë deklaratat e prindërve të tyre, ato që kanë hedhur dyshimet mbi dy djemtë e familjes Rrapaj. Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, ka nisur inspektimi i zonës me qen, i cili pasi ka nuhatur në vendin ku ishin më parë valutat e huaja ka ndjekur gjurmët deri në banesën e Rrapajve.
Deklaratat e prindërve se djemtë ishin nisur drejt Greqisë prej pesë ditësh nuk e kanë bindur policinë, e cila ka thelluar hetimet duke vënë në përgjim numrat e telefonit të dy djemve të familjes Rrapaj. Shumë shpejt ata kanë rënë në gjurmët e tyre dhe është bërë i mundur ndalimi në qytetin e Shkodrës, nga ku do të kalonin për në Mal të Zi.
Ndërkohë, policia po punon për gjetjen e 20 mijë eurove, që mungojnë nga shuma prej 90 mijë euro që ka deklaruar Velçani se i kanë grabitur në banesën e tij. Ndërkohë, pritet vendimi i prokurorit të çështjes, për kthimin e shpejtë të sasisë së eurove te pronari i tyre.
Deklarata
"Shkuam për të çuar
qumështin dhe gjetëm eurot"
Pas arrestimit në Shkodër, dy vëllezërit Rrapaj janë transportuar në drejtim të Fierit. Ata janë marrë në pyetje gjatë orëve të vona të natës së të mërkurës dhe paradites së djeshme. Nga grupi hetimor mësohet se Taulanti, 33 vjeç dhe Alketi, 25 vjeç, kanë deklaruar se me familjen fqinje kishin miqësi. "Ne shpeshherë shkonim në banesën e tyre dhe i ndihmonin pleqtë për ndonjë punë që na kërkonin. Dy ditë më parë shkuam për t‘u çuar qumështin. Kur hymë nuk gjetëm asnjeri aty dhe nisëm të kontrollonim brenda saj. Në dhomën e gjumit, në një komodinë pranë krevatit u përballëm me "thesarin". Nuk arritëm të numëronim eurot dhe nuk e dinim se sa kishim marrë. U larguam menjëherë sapo i gjetëm eurot dhe bizhuteritë", kanë thënë në polici dy vëllezërit hajdutë.