E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga kryeushtarakut të ETA-s

Një person i dyshuar si shefi
ushtarak i grupit separatist,
ETA, është arrestuar në jug të
Francës. Kryeministri spanjoll,
Zapatero, e konsideroi vënien në
pranga të Garikoitz Aspiazu si një
goditje të madhe që ka pësuar organizata
baske. Kjo e fundit fajësohet
për vdekjen e 820 personave
përgjatë 40 viteve të fushatës
së saj për lirinë e kombit bask. Arrestimi
i 35-vjeçarit, që ka
ndodhur gjatë natës së të dielës,
pason burgosjen e komandantit
të ETA-s, Javier Lopes Pena, në
një operacion të përbashkët
spanjollo-francez, në qytetin
francez të Bordosë në maj. Deri
më tani arrestimet e profilit të
lartë janë shoqëruar me kundërsulme
nga ana e ETA-s. Sipas
Kryeministrit spanjoll, edhe pse
Spanja ishte shndërruar në një
vend shumë më të sigurt se më
parë, rreziku i grupit separatist
nuk ishte zhdukur krejtësisht. Sipas
burimeve spanjolle të
lajmeve, pseudonimi i të kapurit
është "Cherokee" dhe ai është arrestuar
së bashku me një anëtar
tjetër të ETA-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›