E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndjekje penale për ndarjet abuzive të pagesës

14/05/2009  Skema e ndihmës ekonomike

Skema e shpërndarjes së ndihmës ekonomike do të vijojë të pësojë reduktime të numrit të përfituesve, kjo derisa të eliminohen të gjithë përfituesit abuzivë. Përkundrejt kësaj situate është vendosur të merren masa të forta ndëshkuese, përveç gjobave, ndaj punonjësve të njësive vendore që realizojnë shpërndarjen. Ndëshkimet do të arrijnë deri në ndjekje penale sipas dëmit të bërë, jo vetëm në skemë, por edhe në komunitet, pasi lënë jashtë saj familjet realisht të varfra, që duhet të përfitojnë. Kreu i Shërbimit Social Shtetëror Mihal Naço ka pohuar se do të merren edhe masa për ndjekje penale për abuzuesit. Aktualisht është përcaktuar dhe harta e varfërisë, sipas çdo qarku, çka do të ndihmojë në shpërndarjen e ndihmës te familjet realisht të varfra. Ndërkohë që nga skema do të largohen të gjitha kategoritë që nuk plotësojnë kriteret përfituese. Nga të dhënat e publikuara rezulton se numri i familjeve përfituese të kësaj pagese është ulur krahasuar me një vit më parë. Statistikat tregojnë se, nëse për 2009-n në skemë janë përfshirë rreth 93.500 familje, më 2008-n kanë qenë përfituese jo pak, por plot 101 000 familje, pjesa dërrmuese e të cilave përfitonin në mënyrë abuzive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›