Nis lufta për postet ministrore, aleatët e PD-së kërkojnë zbatimin e marrëveshjes
Sabri Godo i Partisë Republikane kërkon të njëjtat poste në qeverinë e re. Neritan Ceka dhe Lufter Xhuveli: Kemi nënshkruar marrëveshje me PD-në
Eljona Ballhysa
Vetëm një javë pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, partitë e vogla, që ishin në koalicion me Partinë Demokratike, kanë nisur të kërkojnë përfaqësimin me poste ministrore në qeverinë e re. Megjithëse shumica e këtyre partive rezulton humbëse në zgjedhje, pasi nuk kanë arritur të marrin asnjë mandat deputeti, ose në rastin më të mirë kanë marrë vetëm një karrige në Kuvendin e ri, sërish ata kërkojnë përfaqësim në qeveri. Krerët e këtyre partive të vogla kërkesën e tyre e bazojnë në marrëveshjen e nënshkruar me Partinë Demokratike para zgjedhjeve. Kryeministri Berisha u ka premtuar atyre bashkëqeverisje në rast fitoreje të koalicionit të djathtë.
Kërkesat
Kështu, gjatë ditës së djeshme, Presidenti i Nderit i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sabri Godo, u shpreh se PR synon të përfaqësohet në qeverinë e re në të njëjtat poste që kishte katër vitet e kaluara. PR-ja drejtoi Ministrinë e Mbrojtjes për gati dy vite dhe më pas mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkaq, PR-ja përfaqësohej në qeverinë e Berishës edhe me dy zëvendësministra. Por, gjatë katër viteve të kaluara, Partia Republikane kishte jo pak, por 11 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Ndërsa në zgjedhjet e 28 qershorit i vetmi që arriti të fitojë mandatin e deputetit ishe kryetari i PR-së, Fatmir Mediu. Megjithatë, PR kërkon të ketë të njëjtin përfaqësim në qeverinë e re, ashtu si gjatë katër viteve të kaluara. “Me përqindjen e votave që mori LSI-ja asaj i takon të jetë forca e tretë politike në vend. Ne dhamë një kontribut të mirë në fitoren e së djathtës, mund të them me plot gojën se dhamë tre deputetë. Dy i mori PD-ja duke fituar nga votat tona dhe një e morëm drejtpërdrejt. Pak a shumë do të mbetemi në nivelin ku kemi qenë, duke marrë parasysh pjesëmarrjen në administratën publike në tërësi. Përsa i përket posteve ministrore do të ketë përfaqësim të PR-së, por nuk është e thënë në të njëjtën ministri”, - u shpreh Godo. Edhe kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli, ndërsa ka përshëndetur koalicionin e ri midis PD-së dhe LSI-së, ka bërë të ditur se PAA-ja ka një marrëveshje për bashkëqeverisje me PD-në duke nënkuptuar përfaqësimin e kësaj partie në qeverinë e re.
Vetëm një ditë më parë të njëjtën gjë deklaroi dhe kryetari i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, i cili gjithashtu shpreson se do të përfaqësohet në kabinetin e ri qeveritar. Ndërkaq, postet ministrore pritet të ndahen edhe me PDI-në, e cila përfaqësohet në Kuvendin e ri për herë të parë me një mandat deputeti dhe pritet që të ketë dhe një portofol mininistror.
Koalicioni
Pavarësisht kërkesave për përfaqësim në qeveri, të paktën publikisht aleatët e PD-së e kanë përshëndetur bashkëpunimin e PD-së me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Kryetari i PAA-së, Lufter Xhuveli, tha dje në një konferencë për shtyp se “realiteti politik, i krijuar pas zgjedhjeve të 28 qershorit, ka diktuar nevojën e një koalicioni të ri me bazë më të gjerë”. Duke shprehur bindjen se bashkëpunimi PD-LSI është zgjidhja më e mirë në vazhdimin e reformave dhe për të ecur me ritme të shpejta në rrugën e integrimit europian, Xhuveli tha se “arritja e marrëveshjes PD-LSI është një hap pozitiv në emancipimin e mëtejshëm të politikës shqiptare”. Ai shtoi se “PAA nuk pajtohet me qëndrimet konservatore të asaj pjese të politikës shqiptare, që në vend që të pranojë humbjen dhe të kontribuojë në kapërcimin e problemeve, kërkon të mbajë vendin të mbërthyer pas barrikadave politike”.
Postet që kishin
Partia Agrare Ambientaliste
Ministrinë e Mjedisit
Dy poste zëvendësministrash
Partia Republikane
Ministrinë e Shëndetësisë
Zëvendësministrin e Mjedisit
Zëvendësministrin e Energjetikës
Shtohet
Partia për Demokraci dhe Integrim
Post ministror dhe të paktën 2 poste zëvendësministrash
Partia Aleanca Demokratike
Marrëveshje për bashkëqeverisje
Një post zëvendësministri
7 Korrik 2009