E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ bën kallëzim penal ndaj komisionerëve të KZAZ-së Nr. 61 të Vlorës



Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Arben Ristani, deklaroi se do të bëjë kallëzim penal ndaj komisionerëve të KZAZ-së Nr. 61 të qarkut të Vlorës. Kjo për faktin se komisionerët e KZAZ-së 61 nuk kanë nxjerrë ende tabelat përmbyllëse të rezultateve duke mbajtur peng nxjerrjen e rezultatit përfundimtar të qarkut të Vlorës.
“Kjo është pasojë e komisionerëve, të cilët kanë qenë joprofesionistë, sigurisht të patrajnuar dhe të pandërgjegjshëm, sepse forcat politike nuk i kanë lënë që të trajnohen, bile forca politike të caktuara nuk i kanë prurë në trajnime, nuk i kanë sjellë në kohën e duhur dhe për më tepër kanë ndikuar që ata të veprojnë në mënyrë të tillë dhe të mundohen të prishin zgjedhjet. Duke qenë se në nuk mund ta lejojmë një gjë të tillë është besoj në detyrën tonë dhe në ndërgjegjen tonë që të marrim të gjitha masat që të shpëtojmë zgjedhjet nga këta komisionerë të ndikuar nga forcat politike dhe që duan të prishin zgjedhjet”, - është shprehur Ristani gjatë mbledhjes së djeshme të KQZ-së.

7 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›