Nis manifestimi “Epopeja e UÇK-së”

Sakrifica e familjes Jashari me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, hapi një kapitull të ri të historisë së Kosovës, kapitullin e vendosmërisë për t’u çliruar nga sundimi shekullor, u tha në hapjen e manifestimit treditor “Epopeja e UÇK-së”, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi parakaluan para Togës Ceremoniale të Nderit, ndërkaq përveç himnit shtetëror të Kosovës, u intonua edhe himni kombëtar.
Me këtë rast, presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi kanë vlerësuar sakrificën e Jasharajve, duke e cilësuar atë si ngjarjen më të ndritur të historisë sonë më të re dhe si kurorë e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Sejdiu ka thënë se përmes flijimit të tyre unikat, familja Jashari u stolis me kurorën më të praruar të historisë së luftës sonë të gjatë për liri dhe pavarësi, u shndërrua në një simbol të pakrahasueshëm të vetëflijimit sublim dhe të sakrificës për të mirën e atdheut.
“Sakrifica e Jasharëve si dhe sakrifica e shumë familjeve tjera anembanë Kosovës, ishte një tagër i madh që paguam ne si popull për lirinë tonë. Le të urojmë nga ky shesh i Prishtinës, që Kosova të mos ketë kurrë më nevojë për flijime të këtyre përmasave biblike, por që brezat tanë të ardhshëm të jetojnë në paqe, në harmoni dhe dashuri me njëri-tjetrin”, ka thënë Sejdiu.
Ai ka folur për zhvillimet e Republikës së Kosovës gjatë dy vjetëve të pavarësi, duke vlerësuar se tani Kosova është shndërruar në faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, ndërkaq ka theksuar marrëdhëniet e mira me vendet fqinje, duke potencuar gatishmërinë për marrëdhënie të mira edhe me Serbinë.
Kreu i Republikës ka folur edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke u thënë pjesëtarëve të FSK-së që t’i kryejnë detyrat e tyre me përgjegjësi, si një forcë për të cilën institucionet e Kosovës kanë shprehur gatishmërinë që të marrë pjesë në operacionet ndërkombëtare të NATO-s, ndërkaq ka shprehur synimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, OSBE-në dhe mekanizma tjerë.
Ndërkaq, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është rezistenca më vigane, më origjinale dhe e papërsëritshme në historinë e çlirimit të një kombi.
“Sakrifica e komandantit legjendar Adem Jashari është akt sublimues i të gjitha përpjekjeve dhe sakrificave shekullore për lirinë e Kosovës, është kryevepër e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është kryevepër e shqiptarëve. Epopeja e 5, 6 dhe 7 marsit ’98 është historia moderne e lirisë së Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Kreu i ekzekutivit të vendit ka thënë se çdo vit që kalon rrit madhështinë e sakrificës madhore për lirinë e vendit, thellon peshën historike të kujtesës dhe rrit krenarinë e brezave.
Kurse në emër të familjes Jashari ka folur Bekim Jashari, i cili ka ftuar të gjithë që të jenë së bashku në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
“Urojmë dhe lusim Zotin që të na jap mendjen e shëndosh, ta duam njëri-tjetrin, ta ndihmojmë njëri-tjetrin që ta çojmë këtë vend përpara. Posa festuam përvjetorin e pavarësisë. Ta ndërtojmë një shtet të fortë. Urime, pritshim e festofshim për jetë e mot”, ka thënë Bekim Jashari.