E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka: Po presim edhe krijimin e partisë së Topit

13/02/2012  Aleanca e PDK-së

Demokristianët do të përcaktojnë se cilit koalicion do t’i përkasin vetëm pas miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Kryetari i tyre, Nard Ndoka, saktëson se ka edhe një tjetër realitet politik që pritet të përcaktojë koalicionet: partitë politike që pritet të krijojnë Aleanca Kuqezi dhe Presidenti aktual Bamir Topi. "Jemi ende në pritje të partisë politike nga Presidenti i Republikës apo nga Aleanca Kuqezi, që do të jenë zhvillime mjaft interesante, çka do ta bëjnë politikën shqiptare të larmishme. Politika shqiptare ka nevojë për lëvizje, ndaj nuk përjashtohet asnjë lloj aleance. Çdo gjë sot po vëzhgohet në mënyrë të veçantë nga Partia Demokristiane dhe qëndrimi i Partisë Socialiste mbi Kodin Zgjedhor”, - deklaroi Ndoka. Bashkëpunimin me socialistët, me të cilët është aktualisht në një kamp, Ndoka e sheh të vështirë, duke nënvizuar një karakteristikë të partisë më të madhe në opozitë. "Partia Socialiste ka probleme në ndërtimin e koalicioneve, ka probleme në respektimin e aleatëve të vetë. Ka një mendësi primitive, që akoma tentojnë dhe mendojnë se do ta qeverisin Shqipërinë të vetëm. Ky është një problem mjaft i madh për ta. Ka një lloj reflektimi, që të jemi të qartë",- tha kreu i demokristianëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›