E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis me Esma Redzepovën

Vjen nga një kryeqytet që e cilësojnë veten si maqedonas ndërsa vet ajo dëshiron të quhet rome.

Shumë e konsiderojnë si Mbretëresha e Romëve dhe muzikës së tyre.

Është fjala për këngëtaren më me influencë në botën e romëve, Esma Redzepova.

Më 8 prill, festohet Dita Ndërkombëtare e Romëve mirëpo për shkak të angazhimeve të shumta Redzepova do të mbajë një koncertet të martën mbrëma në sallën e Kuqe në Prishtinë duke filluar nga ora 19 – 20 :00.
Kjo këngëtare me përmasa shumë të mëdha sidomos në ish – Jugosllavi, ka mbajtur më shumë se 15 mijë koncerte ndërsa Prishtina tashmë duhet të jetë një vend më shumë në CV e saj. Rreth 2 mijë koncerte të saja kanë qenë bamirëse.

“Personalisht kam kontaktuar me të para një muaji me të dhe ka pranuar që jetë këtu”, tha Abdusselam Ramadani nga UrbanFM.

Sipas Ramadanit, Redzepova tashmë një kohë është duke provuar që të jetë në Kosovë mirëpo ka pritur pavarësinë e Kosovës nga Maqedonia. “Pasi e ka pranuar e ka ndier veten më lirë të jetë në Kosovë”, shpjegon Ramadani. Redzepova do të performoi së bashku me orkestrin e saj i cili përbehet prej 10 anëtarëve. “Performimi i Redzepovës do të zgjasë për 90 minuta”, tregon Ramadani. Por para se Redzepova ta kall atmosferën aty do të jenë edhe Mystic Ilo Octet, Gjengiz & Babuka, Breakdancers. Historia e Redzepovës është mjaft interesante. Pasi nuk ka fëmijë biologjik ajo ka adaptuar rreth 50 fëmijë, duke i mbajtur por edhe shkolluar me koncerte të cilat i jep në botë. Albumi i saj "Queen of the Gypsies" ishte zgjedhur si njëri prej 20 albumeve në seleksionimin "Ëorld Music". 586 punë të saj janë incizuar ndërsa 8 albume të saj janë të arta dhe 8 janë të bronzta dhe 2 platinum. Në vitin 2002, Redzepova ishte njëra ndër kandidatet për çmimin e Nobel. Ndërsa gjithçka nuk përfundon me koncertin e këngëtares Esma Redzepova pasi Festivali “Bahtalo” do të ketë shumë aktivitet. Të mërkurën nga ora 18.30, në Bibliotekën Kombëtare do të prezantohet libri "Romët në Evropë" nga autori Jean-Pierre Liégeois, profesor në Universitetin e Sorbonës V, Paris. Të enjten nga ora 19:00 në Tetris do të shfaqet filmi dokumetarë " Me, My Gypsy Family and Ëoody Allen”. Dokumentar është realizuar nga 19 vjeçarja rome/ italiane, Laura Haliloviç, e cila kohët e fundit fitoi Çmimin e publikut në dy festivalet e filmit në Prishtinë. Ndërsa po atë natë nga ora 19 :00 në librarinë Dit e Natë do të mbahet mbrëmja poetike.

Poeti kosovar rom Kujtim Paqaku, dhe aktori Enver Petrovci do të lexojnë poezi në gjuhën rome. Ndërsa Driton Berisha, muzikant rom nga Plemetini, do të performojë këngët e tij origjinale të incizuar kohët e fundit, dhe do të promovoj CD e tij.

Ndërsa të premten në Teatrin Kombëtar të Kosovës për herë të parë, një shfaqje teatrale ne gjuhën rome. Shfaqja ka të bëjë me problemet sociale të përjetuara nga një familje rome. E realizuare nga OJQ-kulturore rome Durmish Aslano. Të gjitha aktivitet do të jenë falas.

Çka është dita e romëve ?

Kjo ngjarje është një nga festat e pakta të romëve që u bë një ngjarje ndërkombëtare në vitet e 90-a. Përkundër përpjekjeve të përhapjes së saj, është paradoksale që kjo festë nuk është shumë mirë e njohur jo vetëm nga shumica, por edhe nga vetë romët. Më saktë, kjo festë është e ditur vetëm nga njerëzit që punojnë në sektorin civil. Dita Ndërkombëtare Rome festohet për nder të takimit të parë Ndërkombëtar të përfaqësuesve të romëve që është kryer në 8 prill 1971 pranë Londrës. Kjo dite feste rome u krijua në vitin 1990 në Varshavë, në kohën kur është mbajtur kongresi i katërt i Unionit Rom Ndërkombëtar (IRU). Kjo ditë duhet të përkujtojë miratimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për romët, kur lëvizja rome mori një dimension ndërkombëtar dhe socio-politik. Në këtë ditë, pjesëmarrësit e kremtimit kujtojnë vetën, origjinës sociale, gjuhën, kulturën, dhe në veçanti, në "Romanipe" apo ruajtja e identitetit. Romët kanë qenë pjesë e këtij rajoni rreth 500 vite me pare ashtu si në pjesë të tjera të Evropës dhe botës. Romët nga shumë organizata dhe iniciativa shtetërore konsiderohen si pakica më e madhe në Evropë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›