E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatiana: Dua të njihem me Valonin

Tatiana ka thënë se, nëse do t’i bënin një surprizë, do donte që t’i sillnin Valonin e të njihet më nga afër me të. Ajo u thotë banorëve se i pëlqen djali nga Kosova, të paktën këtë përshtypje i kishte lënë

Banorët kanë vijuar bisedat me njëri–tjetrin, duke u munduar të njihen më mirë. Ata kanë festuar Pashkët së bashku dhe kanë folur edhe mbi thelbin e kësaj feste. Banorët e “Big Brother” kanë marrë edhe vezë të kuqe dhe pyesin njëri-tjetrin për domethënien e tyre.

Tatiana flet për marrëdhënien me nënën

Kika e pyet Tatianën se përse ajo nuk ka marrëdhënie të mira me nënën. Ajo nis të tregojë se marrëdhënia mes tyre nuk është si ajo e nënave shqiptare me fëmijët e tyre. Tatiana thotë se nuk e pëlqen faktin që nëna e saj i kërkon Tatianës që të bëjë diçka për të, duke ia kërkuar si urdhër, si detyrim dhe jo duke përdorur fjalët e nevojshme si të lutem, a mundesh etj. Tatiana thotë se nëna e saj nuk e respekton, sepse edhe kur e merr në telefon për t’i kërkuar diçka, nuk e pyet fare se si ka kaluar, madje as e përshëndet fare. Kika i thotë se përse janë në këtë pikë, duke e pyetur nëse ajo është kujdesur për Tatianën kur ka qenë e vogël. Ajo thotë se kur ishte 13 vjeçe flinte pjesën më të madhe të kohës në shtëpinë e ish të dashurit nga Laçi, ose nga tezja e saj dhe nëna nuk pyeste se nga kishte fjetur. Ajo thotë se edhe kur ishte e vogël, ka qëndruar më shumë nga tezja e saj sesa pranë nënës, jo sepse ajo nuk e donte, por sepse ishte në punë në pjesën më të madhe të kohës. Tatiana thotë se nënën e saj nuk e ka pasur pranë në ato çaste kur kishte më shumë nevojë për të dhe tregon një rast kur ishte 13 vjeçe, që shoqet e saj të shkollës i kishin ofruar që të pinin hashash në formën e cigares. Tatiana thotë se në momentin që ajo kishte në dorë për të pirë këtë “cigare”, vjen ish i dashuri i saj (shqiptar) dhe kur kishin shkuar në shtëpi, ai e kishte goditur. “Falë asaj shpulle, nuk e provova më atë gjë”, thotë Tatiana, duke shtuar se nëse nuk do të kishte qenë i dashuri i saj, ajo sot ndoshta do të ishte në një rrugë të gabuar dhe nëna nuk do ta kishte shmangur dot. Kika i thotë se lidhja e saj në moshën 13-vjeçare është diçka jonormale, sepse është mosha delikate që të shtyn në gabime. Tatiana thotë se tek ish i dashuri ka gjetur të gjithë mbështetjen që kërkonte. Tati thotë se nëna e saj ka natyrë të egër, nuk e përkëdhel asnjëherë, e ka të vështirë që të thotë të dua. Megjithatë Tatiana thotë se pavarësisht të gjithave, ajo e do nënën dhe kjo e fundit, po ashtu.

Dashuri me shikim të parë

Jetmiri i tregon Tatit dhe Manalit për lidhjen e tij me Rrezartën. Jetmiri u thotë se me vajzën kosovare është dashuruar me shikim të parë dhe më pas u tregon se si ndodhi e gjithë historia e tyre. Ai thotë se ishte pyetur në dhomën e rrëfimit disa herë nëse pëlqente ndonjë vajzë brenda shtëpisë dhe kishte thënë se asnjëra prej tyre nuk i pëlqente. Natën që Rrezarta hyri si banore e re në “Big Brother”, hynë edhe katër banorë të tjerë Klodi, Bledi, Valoni dhe Ada dhe menjëherë, Jetmirit i ra në sy Rezi dhe gjatë gjithë kohës e shikonte dhe vuri re që edhe vajza bënte të njëjtën gjë. Pas këtij çasti, Jetmiri thotë se hyri në dhomën e rrëfimit dhe tha se do të tentonte që të afrohej me banoren e re. Ditën tjetër, ai vuri re se Edi i kishte shprehur hapur simpatinë vajzës së bukur kosovare. Kjo gjë e frenoi Jetmirin, i cili për hir të shoqërisë dhe respektit ndaj Edit jo vetëm që nuk po fliste fare me Rezartën, por as edhe shikimet nuk i drejtonte më drejt saj. Më pas, ai thotë se Rezi e kishte pyetur se përse ai nuk fliste asnjëherë me të dhe kjo e kishte bërë që të mos dinte se çfarë shpjegimi t’i jepte. Pas dënimeve që iu dhanë atij dhe Erionit për shkeljen e rregullave midis dy shtëpive, Jetmiri filloi të fliste më shumë me të dhe ngacmoheshin, por pa shprehur asgjë. Më pas ai tregon se si u lidh me të.

“Pashkët në ‘Big Brother’”

Banorët e “Big Brother” kanë marrë vezë të kuqe me rastin e festës së Pashkës. Ata bisedojnë për këtë festë dhe duke mbajtur në dorë vezët e kuqe që janë simboli i saj. Gjatë kësaj kohe ata diskutojnë për këtë festë dhe pyesin njëri-tjetrin për domethënien e vezëve të kuqe. Manal e cila vjen nga Jordania, një vend me popullsi myslimane, nuk ka shumë informacione për Pashkët dhe pyet se çfarë simbolizojnë vezët e kuqe në këtë rast. Mandi ia shpjegon duke i thënë se veza e lyer me ngjyrën e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit.

Raporti Domenika–Seldi

Mandi pyet Domenikën se si ka filluar lidhja e saj me Seldin. Ai tregon se i është krijuar përshtypja se ka qenë ajo që i ka shprehur ndjenjat e para Seldit, por Domi e mohon dhe refuzon të tregojë, pasi mendon se Mandi ka biseduar më parë me Seldin për këtë temë. Mandi pranon se kjo ishte përshtypja e tij, ndërsa me Seldin nuk ka folur me hollësi. Ai fillon ta ngacmojë, duke e imituar Domin në momentet kur i shprehte dashurinë Seldit, por ajo e kundërshton dhe i thotë se ai nuk është versioni i saktë i historisë. Sipas Domenikës, nëse Seldi nuk do ishte shprehur i pari, do ta kishte bërë ajo kur ta ndjente se do kishte ardhur momenti i duhur. Domi tregon se i pëlqente mënyra si silleshin, si flisnin, si bënin shaka. Mandi mendon se Seldi ka më shumë ndjenja se ajo, të paktën i shpreh më shumë. Ajo tregon se edhe ata kanë pasur uljet dhe ngritjet në lidhjen e tyre. Seldi ndërhyn dhe thotë se ai dashurinë e ka treguar edhe me shikimet ndaj saj, por Domi mendon se përveç shikimeve që kanë shprehur dashurinë, ai e ka parë edhe ndryshe, ndërsa Seldi e mohon këtë gjë. Ai shprehet se të gjithë banorët janë të bindur se ai e do atë, por Domi mendon se ata thonë fjalët që u ka thënë ai. Të dy fillojnë të kapen me fjalë për raportin e tyre, ku Domenika tregon se Seldi nuk ka i ka dhënë gjithnjë siguri asaj për ndjenjat, duke i kujtuar periudhën kur ishte Enxhi në shtëpi. Seldi bën sikur nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe të dy vazhdojnë të grinden.

Tatiana: Dua të njoh Valonin

Tatiana, ndërsa bisedon, shprehet se nëse do t’i bënin një surprizë, do donte që t’i sillnin Valonin e të njihet me të. Ajo u thotë sërish banorëve se i pëlqente, me aq sa e kishte parë dhe natën kur hyri ajo në shtëpi, nuk arriti t’i fliste, sepse Valoni doli. Miri flet fjalë të mira për Valonin dhe shprehet se ndoshta banorëve të rinj nuk i dhanë shumë rëndësi, pikërisht se u befasuan nga dalja e tij. Tatiana tregon se niset vetëm nga impakti, nga përshtypja e parë dhe për Valonin mund të thotë fjalë shumë të mira, edhe pse nuk e njeh. Ajo shprehet se edhe Ada i ishte dukur vajzë e mirë dhe Miri e mbështet mendimin e saj.

Domenika flet për zënkën me Seldin

Domenika i tregon Oltës atë që ndodhi pak më parë mes saj dhe Seldit, nga biseda e nisur me Mandin. Ajo e krahason bisedën e Mandit sikur të ishin në gjykatë e i merrnin në pyetje, duke treguar se nuk i pëlqeu aspak kjo gjë. Domenika shprehet se Seldi po e mërzit me ato xhelozitë e kota ndaj Mirit dhe që nuk arrin ta kontrollojë veten se çfarë thotë. Ajo i tregon disa biseda mes saj dhe Seldit, të cilat nuk i kanë pëlqyer se si janë interpretuar nga ai, pasi kanë qenë sa për të dalë nga situata. Edhe Olta mendon kështu dhe e këshillon Domin që të mos lërë asnjë person që të ndikojë në lidhjen e tyre, duke nënkuptuar këtu Mandin. Ajo e këshillon që edhe keqkuptimet mes saj dhe Seldit, t’i sqarojë siç duhet. Domenika është e mërzitur edhe me Seldin pasi pret më shumë prej tij.

Olta: Tatiana po luan me ne

Vajzat përfundojnë bisedën për Seldin dhe fillojnë të flasin për banorët në shtëpi. Ato flasin fillimisht për Tatianën e cila u duket e influencuar nga Miri. Olta i tregon Domit për një rast, kur Tatiana kishte ardhur të bisedonte me të dhe i ishte dukur njësoj sikur të kishte vepruar Miri ashtu. Ajo mendon se Tatiana nuk ka pse të justifikohet se nuk ka folur me Oltën, sepse sipas saj, mundësitë i ka pasur gjatë gjithë javës, por ka qenë ajo që nuk është hapur me të, duke ia vështirësuar edhe Oltës që t’i bëjë pyetje. Sipas saj, këto janë mekanizma të mësuara prej Mirit dhe këtë e thotë me bindje, pasi ai i mban të dyja vajzat e reja afër me orë të tëra.

Erioni dhe Olta komentojnë ngjarjen me Bertinën

Olta dhe Erioni shtrihen pranë njeri-tjetrit në kopsht. Ata përfitojnë nga rasti dhe vazhdojnë bisedën e lënë, kur Olta nisi t’i tregojë për debatin e saj me Bertinën. Ajo i tregon shkurtimisht ato që ndodhën, duke nisur që nga akuzat e Bertinës për raportin e saj me Erionin, që gënjen para publikut se e ka vetëm shok, për raportin me Bledin, për fjalët e Erionit të cilat iu dukën montazh, ndërhyrjen e Arbanës etj. Erioni e dëgjon i habitur dhe shprehet se mendonte se Bertina do kishte ndryshuar jashtë, ndërsa Olta thotë se nuk i pëlqeu mënyra se si foli Bertina me të. Ajo i tregon se foli edhe me Adën. Erioni interesohet se çfarë kishte thënë Ada dhe Olta i tregon se vetëm i kishte thënë të vazhdonte kështu siç është. Ata i rikthehen bisedës për Bertinën ku ajo e akuzonte se ishte puthur në buzë me Erionin dhe Olta mendon se Bertina është komplet gabim. Erioni ia kthen se nuk mund ta sqarojë, pasi nuk është afër saj, por uron që ajo ta ketë kuptuar tani situatën mes tij dhe Oltës se çdo gjë që ajo mendonte në kokën e saj, nuk ekzistonin. Erioni vihet në mendime dhe shprehet se nuk i pëlqejnë aspak këto mendime të Bertinës. Ai vret mendjen se si mund ta interpretojnë familja e tij gjithë këtë histori dhe shton se kur të dalë, do ta shohë me kujdes këtë ngjarje. Olta e përcakton Bertinën si një njeri të vështirë që me këdo që do ketë në krah, do ketë probleme të tilla. Më pas ata komentojnë edhe pjesë të tjera nga spektakli.

#

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›