E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS çel takimet e rrjetit të vullnetarëve

Selia rozë filloi dje turin e takimeve nëpër qytete të ndryshme me rrjetin e vullnetarëve. Ndalesa e parë ishte qyteti i Vlorës ku kreu i PS-së, Edi Rama, falënderoi të rinjtë për mbështetjen e për kurajën e jashtëzakonshme. Ne, tha ai, do t‘i japim çdo fëmije mundësinë e barabartë për shkollim pavarësisht nëse ka lindur në Tiranë apo në fshatrat e Hasit ose Mallakastrës. "Asnjë fëmijë i varfër nuk do të mbetet pa libra, asnjë prind që nuk blen dot librat e fëmijës për shkak të varfërisë nuk do ta mbetet pa ndihmë dhe asnjë zonë rurale nuk do të mbetet pa mësues", theksoi Rama. Ai sqaroi se pas 142 ditësh do të fillojë fundi i njëshkolonave migjeniane të kalamajve që në shi e dëborë ecin me orë të tëra, për të mbërritur shkollën. "Zgjedhjet e qershorit janë tuajat, janë zgjedhjet e çdo shqiptari e shqiptareje që nuk pajtohet dot me gënjeshtrën qeverisëse, me pushtetin e disave në kurriz të të gjithëve, me degradimin e qeverisë së popullit në një oborr familjarësh e klientësh të pushtetit të një njeriu të vetëm", u shpreh Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›