Dy jave me uje te ndotur

Uji në 4 pallatet e lagjes 3 të Kukësit vazhdon të ketë nivel të lartë ndotjeje bakteriologjike. Analizat e fundit të Drejtorisë së Shëndetit publik në Kukës e kanë nxjerrë me përmbajtje të lartë ndotjeje, ndërsa banorët e kësaj lagje mundohen të gjejnë alternativa për sigurimin e ujit të pijshëm për konsum. Ata thonë se situata e rëndë e krijuar prej mëse dy javësh nuk po gjen zgjidhje.
Drejtoria e Shëndetit Publik në Kukës në tre analizat ka konkluduar se ky ujë nuk duhet të konsumohet duke nxjerrë edhe vendim për mbylljen e kësaj linje,ndërsa ujësjellësi i Kukësit nuk e pranon një situatë të tillë.
Përplasjet institucionale nuk po i japin zgjidhje problemit. Ujsjellësi i Kukësit thotë që linja e këtyre katër pallateve është më e shkurta në të gjithë rrjetin e ujsjellësit të Kukësit vetëm 100 m nga depo kryesore,dhe si e tille është me e lehte për tu kontrolluar, por nuk është vënë re asnjë bashkim me kanalizimet e ujrave të zeza. Banorët thonë se ndërhyrjet në rrjetin e ujsjellësit dhe vendosja e pompave për furzimin e depozitave mund të jenë shkaqet që kanë çuar në ndotjen e ujit të pijshëm, duke i lënë në këtë gjendje prej më shumë se dy javësh.