E Hënë, 2 Nëntor 2026

Xhaferraj:Do rrisim evenimentet kulturore gjatë muajve të verës

Ministri i Turizmit Ferdinand Xhaferraj garantoi para drejtuesve të pushtetit vendor në zonat e nxehta turistike të vendit se në bregdet do të ketë nga Task Forca pastrim të plazheve anës rrugëve nacionale dhe përmirësim të kushteve për turistët ndërsa do të rritet densiteti dhe shtrirja gjeografike e eventeve kulturore përgjatë muajve të verës në qendrat me vlera atraktive kulturore dhe historike të Shqipërisë.
Ndërhyrjet në ligjin për Turizmin nga MTKRS, do të rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet institucioneve publike dhe private, vendas dhe të huaj që operojnë në territorin e Shqipërisë duke harmonizuar të drejtat dhe detyrimet e subjekteve pjesmarrëse.
Bashkëveprimi i zyrave të para të shërbimit turistik me agjencitë turistike, partneriteti me bizneset lokale dhe bashkitë u diskutuan me drejtuesit vendorë të Shkodrës, Durrësit,Sarandës, Lukovës, Krujës, Elbasanit, Apollonisë dhe Orikumit ku po realizohen projekte rehabilitimin e qendrave dhe muzeve arkeologjike dhe historike, Kalave dhe kullave të Sahateve duke mbërritur në deduksionin se industria relativisht e re e turizmit po mbështetet maksimalisht nga qeveria shqiptare.
32 përqind e buxhetit vjetor të MTKRS u investua për turizëm dhe trashëgimi kulturore të cilat u përdorën për sinjalistikë turistike, restaurime, panaire, botime promovuese turistike të imazhit të Shqipërisë dhe shërbime të ndryshme të kësaj sfere fitimprurëse.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›