E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis në Itali "Java shqiptare

Nis në Itali "Java shqiptare" e organizuar nga shoqata kulturore italo-shqiptare "Vatra". Aktiviteti do të zhvillohet përgjatë një jave në disa lokalitete të Italisë së Veriut, ndër të cilat edhe kryeqendrat Milano dhe Torino. Filmi "Parullat", i regjisorit Gjergj Xhuvani, inauguroi "Javën shqiptare" në Itali. Mbrëmja poetike "Migjeni - ky poet evropian", kushtuar poetit të madh

në 70-vjetorin e vdekjes së tij, është tema që do të mbledhë sot dashamirës e shumë të ftuar. Veprimtaria, e ideuar dhe e kuruar nga prof. Claudio Canal, do të zhvillohet në qytetin e Torre Pellice-s, pranë Torinos, pikërisht aty ku mbylli sytë Migjeni 70 vjet më parë. Nën kujdesin e veçantë të "Vatrës", në veprimtari do të marrin pjesë edhe mbesa e poetit, znj. Angjelina Ceka Luarasi, Neritan Ceka, si edhe konsulli i përgjithshëm i Shqipërisë në Milano, Spartak Topollaj. Aktiviteti do të vijojë më tej me prezantimin e një ekspozite fotografike titulluar "Shqipëria Turistike 2008". Në ekspozitë do të prezantohen 45 fotografi të Shqipërisë, të realizuara nga fotografë profesionistë italianë dhe të rinj shqiptarë, emigrantë të brezit të dytë, pjesëmarrës në projektin "Të rinjtë e Rrugës Egnatia". Një ekspozitë e ngjashme do të inaugurohet edhe në Torino. Gjatë këtij aktiviteti nuk do të mungojnë edhe të tjera takime të rëndësishme. "Java shqiptare" mbyllet ditën e diel.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›