Si i fshinë artistët "armiq" nga historia e filmit
Paralelisht po punoja për botimin e dy librave. Librin e parë e kisha bërë gati për shtyp. Sigurisht që nuk mund të filloja me botime për të kaluarën, d.m.th., para Çlirimit. Duhej të shkruhej kryesisht për arritjet në "Kohën e Partisë". Kisha kohë që e kisha filluar përgatitjen e këtij libri mbi historinë e kinematografisë shqiptare, por isha përqendruar kryesisht në filmin artistik shqiptar. Kishte disa vite, prej 1965-ës, që me iniciativën time u krijua një grup ose redaksi, për hartimin e tekstit të plotë të historisë së kinematografisë shqiptare. Në krye të këtij grupi qëndronte regjisori Kristaq Dhamo. Atëherë kryente funksionin e udhëheqësit artistik të Kinostudios. Në këtë redaksi bënin pjesë përveç Kristaqit e meje edhe Viktor Gjika, Piro Milkani, Todi Bozo e me sa më kujtohet edhe Dhimitër Anagnosti e Niko Koleka (ky i fundit në atë kohë punonte në redaksi). Bëra disa herë përpjekje që kjo redaksi të mblidhej dhe të fillonte nga puna. Në fakt u mblodhëm disa herë, por bëheshin vetëm diskutime parimore dhe nuk u bë asgjë konkrete. Atëherë unë fillova të shkruaja vetë. Grumbullova informacionin e nevojshëm për filmin artistik, si dhe materialet që kishin të bënin me krijimin e Ndërmarrjes Kinematografike Shqiptare, Kinostudios "Shqipëria e Re", si dhe me një punë shumë të lodhshme në shtypin e kohës për të grumbulluar jehonën e filmit shqiptar deri në atë kohë nëpërmjet shtypit të asaj periudhe. Në vitin 1980 e kisha përfunduar librin, të cilit i kisha vënë titullin "Filmi Artistik Shqiptar". Përveç një filmografie të plotë, kishte edhe një vështrim të shkurtër mbi fillimet e kinematografisë shqiptare deri në atë periudhë. Aty përfaqësoheshin të gjithë filmat e xhiruara nga viti 1953 (Skënderbeu) e deri në vitin 1980. Një kopje të daktilografuar të librit ia dorëzova drejtorit të Kinostudios për të marrë edhe mendimet e tyre. Ai ia dorëzoi ish-udhëheqësit artistik. Prisja të më thërrisnin. Për mendimet apo edhe vërejtjet. Pashë që punimi im shkaktoi një reagim të heshtur. Justifikimet korridoreve ishin se historinë e kinemasë do ta bënte grupi që ishte ngritur, i cili siç e përmenda prej disa vitesh nuk kish funksionuar fare. Pas një viti e gjysmë më thirri udhëheqësi artistik e më dorëzoi kopjen. Në pamje të parë më foli fjalë të mira, por më përsëriti për të disatën herë se historinë duhej ta bënte një grup më i gjerë, se duhej të ishte bërë kështu e ashtu. Pa asnjë mendim konkret. Atëherë iu drejtova përsëri drejtorit të Kinostudios. I kërkova ta dërgonin zyrtarisht librin tim në Shtëpinë Botuese "8 Nëntori", si një botim të kinematografisë, ndërsa redaksia e krijuar të vazhdonte punën për të bërë një botim më të gjerë. Mendimi im u miratua prej tij dhe libri u nis zyrtarisht në Shtëpinë Botuese me kërkesën për t‘u botuar. Por, nuk ishte e lehtë të botoje një libër. Vepronte censura. Dhe një ditë më vonë, më vjen një redaktor i Shtëpisë Botuese me një seri vërejtjesh, të cilat duhej të korrigjoheshin patjetër. Përndryshe libri nuk botohej. Këto ishin:
- Të hiqen nga libri filmat "Skënderbeu" dhe "Furtuna", që ishin bashkëprodhime me kinematografinë sovjetike, me të cilët në atë kohë ishin marrëdhënie të acaruara shtetërore dhe partiake dhe konsideroheshin nga ne "revizionistë".
- Drejtoria e Kinostudios të bënte një prononcim me shkrim se të gjitha filmat e vendosur në libër ishin në qarkullim në rrjetin e kinemave dhe se duhej të mbahej përgjegjësi nga ana e saj në rast të kundërt.
- Të mbahej përgjegjësi e plotë nëse në libër kishte persona të "padëshiruar" aktorë, regjisorë, skenaristë etj., të cilët ishin dënuar ose internuar nga regjimi (të tillë kishte).
Redaktori J.T. erdhi tek unë. U përpoqa ta bindja se unë nuk shfaq filmat në kinema, por po bëj një libër që të evidentoj gjithë krijimtarinë në fushën e filmit artistik të prodhuar deri atëherë. I shpjegova se këto ishin të dhëna të domosdoshme për një libër të tillë ku të përfaqësoheshin filmat me autorë e interpretues ashtu siç jepen në kopertinat e filmave. Ishte e kotë. Ai ishte i vendosur dhe i prerë se filmat e prodhuar në bashkëpunim me kinematografinë sovjetike nuk duhej të vendoseshin, se autorët dhe interpretuesit rus ishin revizionistë dhe ne nuk kemi marrëdhënie me Bashkimin Sovjetik. Kjo ishte kërkesë e prerë. Po kështu duhej të hiqeshin nga libri filmat: "Detyrë e posaçme", "Vitet e para", "Ngadhënjim mbi vdekjen", "Prita", "Përse bie kjo daulle", "Gjurma" etj. Në këta filma interpretonin ose ishin në kopertinat e tyre si autorë: Xhemal Broja, Halim Xhelo, Xhevat Alibali, Edi Luarasi, Luk Kaçaj etj., të cilët ishin dënuar, burgosur ose internuar si "armiq të Partisë dhe të popullit". Libri m‘u kthye që t‘i bëheshin korrigjimet përkatëse. Drejtoria e Kinostudios nuk pranoi të japë përgjigje me shkrim se në libër nuk ishin përfaqësuar dhe më kërkuan mua po me shkrim që të thosha se i kam bërë këto korrigjime. U përpoqa disa herë t‘i bindja se në libër duhej të përfaqësohej e gjithë krijimtaria kinematografike ashtu siç jepej në titujt e filmave. Kjo ishte historia e filmit. Por, meqë nuk po çaja dot, u detyrova të hiqja filmat "Skënderbeu" dhe "Furtuna", emrat e autorëve dhe interpretuesve që ishin të dënuar dhe e dorëzova përsëri librin. Pas disa ditëve më thirrën përsëri. Me tone të ngritura më kërcënuan se do t‘u drejtoheshin Ministrisë dhe Komitetit Qendror të Partisë se unë doja të propagandoja armiq. U thashë që emrat e tyre i kam hequr. Më kërkuan që të hiqja edhe filmat, sepse njerëzit e dinin që ata kanë interpretuar në ato filma. Prunë si shembull aktoren Edi Luarasi, e cila kishte interpretuar në "Ngadhënjim mbi vdekjen" dhe disa filma të tjerë. U thashë se E. Luarasi nuk është në burg. Ajo punonte në një qendër pune së bashku me punëtorë të tjerë që nuk janë armiq. Si mund të konsiderohet armik kur punon me të tjerë punëtorë të pararojës? Mbas përpjekjeve të gjashtë muajve, më në fund i binda që këto filma të mos hiqeshin. E paraqita përsëri librin. Po atë ditë më morën përsëri në telefon dhe më kërcënuan se në libër ishte emri i Bashkim Shehut dhe Lirim Pëllumbit, të cilët ishin në kopertinat e filmave si skenarist ose bashkautor skenari në filmat "Skëterrë ‘43" dhe "Një ndodhi në port", filma që ishin prodhuar në vitin 1980. Përsëri ma kthyen librin. Pas gjashtë muajve u detyrova t‘i heq këto të dy filma dhe e paraqita përsëri librin për botim. Fillimisht më këshilluan që librin ta botoja si katalog me fotografi dhe me një hyrje të shkurtër. Këtë nuk e pranova. Më në fund, aty nga viti 1985, libri u fut në procesin e redaktimit për t‘u bërë gati për shtyp i plotësuar tashmë edhe me filmat e viteve 1981-1984. Por nuk zgjati shumë dhe më thirrën përsëri. Këtë radhë me tone shumë të ashpra, sepse në libër ishin emrat e Petro Markos dhe të Lirim Dedes, të cilët kishin bërë nga një shkrim për filmin shqiptar dhe ishin të dënuar (për ta bërë të plotë librin dhe për t‘u shërbyer studiuesve unë në libër kisha vendosur edhe bibliografinë e shtypit për filmin dhe kinematografinë). Këtë radhë librin jo vetëm që e kthyen përfundimisht, por me anën e një letre prej pesë faqesh të daktilografuara iu drejtuan Drejtorisë së Shtypit të Komitetit Qendror, Komitetit të Partisë së Tiranës, Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës dhe Drejtorisë së Kinostudios, me anën e të cilës më akuzonin me termat më të ashpra si mos njohës së vijës së Partisë dhe mbështetës të elementëve të padëshiruar armiq të Partisë dhe të popullit. Të ishte marrë seriozisht terminologjia e asaj letre proteste, mua duhej të më kishin varur në mes të Tiranës (letra gjendet pranë arkivit administrativ të Kinostudios). Drejtori i Kinostudios më thirri menjëherë në një mbledhje urgjente, ku ishte edhe sekretari i Partisë, shefi i propagandës dhe zv/drejtori që drejtonte propagandën e filmit në Kinostudio. Drejtori, i shqetësuar dhe i trembur saqë kur lexonte i dridheshin duart, mbasi e lexoi deri në fund letrën m‘u drejtua:
-Ǒështë ky libër, unë nuk jam në dijeni?
E shikova me vëmendje dhe me keqardhje për frikën që i kishte hyrë deri në palcë dhe iu përgjigja:
-Ti je në dijeni shoku drejtor, sepse ke firmosur edhe shkresën përcjellëse për Shtëpinë Botuese dhe unë ju kam vënë në dijeni për protestat e mia. Megjithatë, ti nuk ke pse të shqetësohesh, librin e kam shkruar unë dhe jo ti, prandaj mos ki merak. Unë përgjigjem për të. Por, me që më thirrët, unë nuk i heq më asnjë presje librit, se unë dua ta shkruaj historinë e kinematografisë jo të deformuar dhe të cunguar, por ashtu siç është. Kjo është edhe në nderin tuaj. U ngrita të largohesha i revoltuar. Në korridor, ai më ndoqi nga pas dhe filloi të më bënte thirrje që ta tërhiqja librin dhe të mos hapja telashe. Po të botohej libri e po të dilte ndonjë emër i padëshiruar do ta digjnin në kaldajë. "Mos u preokuponi për një libër që edhe po të digjet kushton rreth 500000 lekë, por shihni mos bëni ndonjë film me probleme, i cili nuk kushton kaq, por mbi 15 milionë lekë", iu përgjigja. Më tha se "ti je kokëshkretë dhe do thyhesh kokën". Mbas shumë peripecish dhe përpjekjeve të mia këmbëngulëse, sikurse edhe nga një shprehje e një revolte të hapur në mbledhjen e përgjithshme të Kinostudios për analizën vjetore, ku kish ardhur edhe ministrja e Arsimit dhe Kulturës dhe zv/ministri, me ndihmën e z. S.Çela, që në atë kohë ishte zv/ministër i Kulturës, libri u shtyp në vitin 1987 në variantin shqip. U fut për shtyp edhe në anglisht që t‘iu shërbente të huajve. Por maratona nuk mbaroi me kaq. Mbasi libri ishte shtypur, siç ishte rregull, një kopje iu dërgua edhe Sekretarit të Parë të KQ të Partisë, Ramiz Alia. Ai sa e mori në dorë, e flaku në dysheme, duke thënë: Ǒështë ky libër luksoz, më i mirë se veprat e shokut Enver!? (Libri kishte kopertinë të fortë dhe disa tregues në letër me ngjyra në fund). Kjo mjaftoi që të shpallesh alarmi në administratën shtetërore, të pezullohej varianti anglisht dhe unë të trajtohesha si njeri i dyshimtë. Kulmi ishte kur gazeta "Zëri i Popullit" bëri një njoftim, ku jepte edhe përmbajtjen e librit dhe ndonjë vlerësim, duke e cilësuar si librin e parë të kinematografisë shqiptare. Më thirrën në ministri dhe më kërcënuan se unë po propagandoja një libër që ishte kritikuar. Iu përgjigja se shkrimin nuk e kisha bërë unë dhe se "Zëri i Popullit" varej nga Komiteti Qendror i Partisë. Arrita të tërheq nga shtypshkronja variantin anglisht të librit, i cili kishte filluar botimin, por po përdorej nga punëtorët për mbështjelljen e bukës ose si ambalazh.
Para se libri të dilte në qarkullim një delegacion shkoi në Panairin e Librit në Leipcig. Në këtë delegacion bënte pjesë edhe një punonjës i Drejtorisë së Shtypit të Komitetit Qendror. Meqenëse ky ishte i pari libër për kinematografinë, që atëherë kishte marrë zhvillim dhe konsiderohej një nga arritjet më të mëdha të periudhës së socializmit në fushën e kulturës dhe libri kishte një paraqitje të mirë nga jashtë, ata morën rreth 200 kopje me vete. Atje libri kishte pasur jehonë dhe ata erdhën të entuziazmuar për suksesin e panairit shqiptar. Nuk e dinin se këtej kishte rënë rrufeja nga kreu i shtetit. Megjithatë libri, që u botua në 3000 kopje, u lejua të hidhej në qarkullim dhe në publik bëri jehonë si libri i parë për kinematografinë shqiptare. Brenda muajit u shitën rreth 2000 kopje. Një paradoks i vërtetë. Ndërsa shumë kineastë, kritikë dhe dashamirës më përgëzonin për këtë botim të plotë për filmin artistik shqiptar, shtypi, radio, televizioni heshtnin. Kritiku Xh. Abazi, kur e pa librin, më tha në një bisedë intime: - Deri tashti ne kritikët nuk kemi shkruar për filmin, duke u justifikuar se nuk kemi informacionin e nevojshëm ku të mbështetemi. Tashmë na e ke hequr këtë armë me këtë libër që ka informacion të plotë. Këtë heshtje të plotë e theu shoku dhe miku im Luan Rama, në atë kohë udhëheqës artistik i Kinostudios, i cili bëri një shkrim të gjatë në gazetën "Drita" - organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe e vlerësonte librin. Edhe kur unë u përjashtova nga Partia dhe Luani punonte në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ai ishte i pari dhe i vetmi që më erdhi në shtëpi për të më dhënë kurajo, ndonëse tani konsiderohesha si "Armik i Partisë dhe i Popullit". Librin e botova pas një pune shumë të lodhshme, por në vend që të isha i gëzuar kisha një trishtim, një farë ndjenje faji që më ndiqte në çdo hap. Dhe kjo vazhdoi gjatë. Një ditë më vjen Piro Milkani në Arkivin e Filmit ku punoja dhe më propozon që të më bënte një intervistë direkt në studion e televizionit, në një spektakël që ai do të fillonte bashkë me Elvira Liçajn (Dones). Ky spektakël, prej shumë puntatash, titullohej "Mrekullia e artit të shtatë", ku do të merrnin pjesë kryesisht të rinjtë dhe do të organizohej edhe një farë kuici për kinematografinë e filmin shqiptar. Si bazë ata do të përdornin librin tim "Filmi artistik shqiptar", prandaj edhe në emisionin e parë duhej të flisja unë si autor i librit. Ndonëse Piro ishte një njeri shumë dashamirës, m‘u duk naive nga ana e tij, prandaj e pashë me shumë dyshim dhe i thashë: "Piro. Nuk e sheh opinionin. Nuk do të lejojnë që të më intervistosh mua". Ndërsa ai m‘u shpreh se atë punë do ta zgjidhte ai. Hezitova shumë. I thashë se edhe në rast se do të më intervistonte, intervista ime do të pritej dhe nuk do të transmetohej. Megjithatë ai ma mbushi mendjen. Vajta në emisionin e parë dhe dhashë intervistën. Doli ashtu siç e kisha parashikuar. Intervista ime nuk u transmetua. Tashmë kisha hyrë në radhët e të dyshimtëve dhe ata që drejtonin median nuk kishin kurajo të bënin një veprim që mund t‘u kushtonte karrigen. Ishte opinioni i kreut të piramidës, ndonëse me sa di unë, ai nuk e kritikoi librin, por tha vetëm se është një libër luksoz, ndërsa një tjetër poshtë tij, për të qenë në unison dhe për të forcuar karrigen e quajti librin si një "listë gjellësh".
Megjithatë, publiku nuk e përfilli opinionin zyrtar. Të 3000 kopjet e librit u shitën brenda një periudhe shumë të shkurtër, ndonëse kishte një kosto shumë të lartë për mundësitë financiare të lexuesve në atë kohë. Ishte një ngjarje e veçantë. Libri i parë për kinematografinë shqiptare, që atëherë kishte filluar të krijonte një mendim shumë të mirë në publikun shqiptar.
Kur u qetësuan gjakrat, tërhoqa 150 kopje dhe ia dërgova shumicës së instituteve dhe arkivave filmikë botërorë që nga Argjentina në Australi. Libri bëri edhe jashtë jehonë dhe mora disa letra përgëzimi nga Anglia, Gjermania, Franca etj. Pati edhe ndonjë studiues që kërkonte kopje personale. Ndër vërejtjet e tyre ishte e dallueshme që kërkonin të botohej edhe në ndonjë gjuhë të huaj. E përmenda që libri nisi të botohej në anglisht, e përfundoi si letër për të mbështjellë të tjerë libra. Fatmirësisht munda të tërheq origjinalin edhe me diapozitivat e fotografive.
Studiuesi anglez, John Holstrom, ndër të tjera më shkruante:
"Ju uroj gjithë të mirat për progresin në punën tuaj kërkimore në fushën e historisë së kinemasë shqiptare. Do të ishte një punë me shumë vlerë dhe shpresoj se do të botohet edhe në anglisht, ose në ndonjë gjuhë tjetër të njohur gjerësisht".
Ndërsa Eberhard Spies, zëvendësdrejtor i Institutit Gjermanoperëndimor i Artit Filmik me qendër në Frankfurt, më shkruante: "Libri i mrekullueshëm mbi filmin shqiptar që më dërguat nuk ishte vetëm për mua një surprizë e këndshme, ndonëse ishte botuar vetëm në gjuhën shqipe... Po pati mundësi të shpenzonit edhe një kopje tjetër për bibliotekën time personale dhe nëse do të ishte e mundur të ma dërgonit edhe me dedikim tuaj personal do t‘ju isha shumë i obliguar".