Sant Ekzyberi: Balerina dhe studiuesi
Mblidhen në një volum novela, letra, shënime të mbajtura gjatë periudhës 1925-‘43 të autorit të librit "Princi i Vogël". Mes tyre, më interesantja është ngjarja me ish të fejuarën, Lulunë, ku përmes tregimit "Manon balerina" zbulohet një portret i autorit, deri tani i panjohur
Dashuri mes një balerine prostitutë dhe një klienti intelektual. Parisi i viteve njëzetë, mërzia e netëve fshehur pas dritave të bukura është ambienti ku janë vendosur personazhet dhe ngjarjet e këtyre dorëshkrimeve të pabotuara më parë të Antuan de Sant Ekzyberi. "Manon balerina"- tregim nga i cili po publikojmë disa pjesë të shkëputura -është ai që i jep titullin këtij volumi, i cili doli javën e kaluar nëpër libraritë e disa vendeve evropiane, ku janë përmbledhur materiale të ndryshme të autorit, letra, reflektime, fragmente shkrimesh.
Mes tyre, më interesantja është ngjarja me ish të fejuarën, Lulunë, ku përmes tregimit "Manon balerina" zbulohet një portret, deri tani i panjohur, i autorit të librit "Princi i Vogël".
***
Tymi i duhanit e mbyt, zhurma e hapave të kamerierëve e shqetëson: nxitojnë nga njëri kënd i lokalit te tjetri, baristi i zhytur thellë në mendimet e tij dhe balerinat... Atje gjendet një burrë i vakët, gjestet i kryen me ngadalësi, mesa duket i mësuar të shtrëngojë mes krahëve veç gra, ndërsa atje tej një shumë i gjallë, i cili bën atë për të cilën ka ardhur dhe drejtohet nga vajzat për të zgjedhur njërën... Dhe shampanja. Shampanja është simbol lumturie, po, si ato festat e mrekullueshme të datëlindjeve...
Kalon me shpejtësi një kamerier me xhaketë të bardhë dhe përkulet pak për t‘i pëshpëritur në vesh: "Ai trupmadhi atje në fund... më pyeti si quhesh... bankier". Dhe ajo ç‘bën, ngrihet? Çdo dhjetë minuta shkon në banjë për të rregulluar trukun. Këmben ndonjë fjalë me kujdestaren e banjave. Aty zemra nuk i mban më dhe pohon: "Më ka ardhur në majë të hundës...".
Një oaz lumturie: ajo bën me ne çfarë t‘i dojë qejfi. Mund ta konsiderojmë një kuintë teatri, jo? Po aty brenda bëhet vërtet qejf? Ato të lodhurat edhe shëmtohen: u bien ijët, u rrudhet qafa. Në atë pikë thua: "Eh po, mikeshë e dashur...", dhe hidhesh në pistën e vallëzimit. Ndërsa salla: e fsheh gjithë dobësinë dhe turpin e vet nën shkëlqimin e rremë.
***
Kanë drekuar e darkuar bashkë. Kamerieri shërben kafenë dhe tani ajo vëzhgon me kujdes burrin. Pikërisht kur mbërrin ky çast, shpërqendrohen e ulin kokën. Në fillim, për ta, dëshira është e trishtë, si një zgjedhë. Gjejnë qetësi vetëm në çastin kur sigurojnë se kanë arritur të posedojnë.
Hyjmë? Ajo buzëqesh pak e shqetësuar, pak e sikletosur... Ai i hap derën dhe pret të hyjë ajo e para. Aty brenda ajo hedh hapat e parë: një dhomë është gjithnjë një qeli. Ajo ulet në pjesën e fundit të shtratit. Burri e zë ëmbëlsisht prej supeve... "Lërmëni të mësohem ca...". Ritmi i frymëmarrjes së Manon nis të shpejtohet.
Duke mbajtur zërin nën kontroll ai thotë: "E dashura ime...". Ato fjalë e tronditin. Aty, në atë dhomë plot libra, të mobiluar rëndë, një dhomë e ngjeshur si të qe kabina e një anijeje... Epo, nuk është e njëjta gjë. Një portret... ndoshta e shoqja... prej sa kohësh. Ndoshta njëzet vjet? Aty brenda gjërat janë sistemuar si për të përballuar një udhëtim të pambarimtë... Është një botë më vete. Nuk është një prej atyre dhomave të hoteleve ku nuk lihet shenjë, nga ku dilet veç me frymëmarrjen disi të rënduar, as një prej atyre garsionereve ku gjithçka është tepër e brishtë për të mbajtur gjurmë... Aty brenda vajza papritmas e sheh veten si diçka mjerane, e keqtrajtuar, e dhunuar... Pastaj, nuk ka të drejtë t‘i thotë "e dashura ime"... "Qenkam unë e dashura juaj, zotëri? E bukur dashuri! Nuk e ka idenë as kush jam unë...". Ai e zhbiron me vështrim. "Sheh një balerinë të thjeshtë... por sigurisht që nuk mund të mbajë frymën gjallë vetëm me kërcimin"! Ajo është tmerrësisht e shkurajuar. Ai pëshpërit: "E shkreta vajzë", teksa i përkëdhel flokët me gishtat e shtendosur.
Manon ndjen brenda vetes se ai nuk dëgjon; që është indiferent ndaj rrëfimit të saj të fundit. E kishte afruar e larguar pak më parë, por tani... Atëherë për të nuk qenka tjetër veç një objekt, si për të gjithë? Aspak e kënaqur i thotë: "Jam bërë për burrat unë". Ai e mbështjell me krahë dhe e përkund. Sikur të mund të përkundte kështu, kaq thjesht, për shumë kohë... Ai i dhuroi një ditë pushim, i foli si të qenë miq. Ndërsa ajo, me temperamentin studioz, mësoi shumë gjëra. Sikur të mund të qëndronte kështu, nuk kërkonte asgjë më shumë. Disi e trembur i hap zemrën me njëfarë guximi: "Ëndërroj të kem një mik; e kisha një, dikur, dhe kur qe i trishtuar ia thosha, edhe ai...". Ai e puth. "Jo, jo në buzë... është më e ëmbël". Ajo shtrëngohet më fort pas supit të tij. Por ai mban mbi vete peshën e mërzisë që e ka shtypur fort pas zgjimit. Ka nevojë të përhumbet. Çastet e zjarrta të dashurisë janë në gjendje të gëlltisin gjithçka, dëshirat, pengjet... Pas çasteve të zjarrta nuk ekziston më asgjë.
Ndërsa ajo zhvishet, nga poshtë rrobave shfaqet njëri prej supeve, i larë nga drita. Ai mbështet kokën mbi të. Ajo i ofron nxehtësinë e saj, jetën... "E ëmbla Kafshëza ime e vogël". E përsërit me një këmbëngulje të çuditshme.
Manon ndjen shqetësimin t‘i shtohet: burrat janë të çmendur dhe ky është njësoj me të tjerët, me gjestet plot përkujdesje, por absurdë, me frazat gjysmake... burrat...
Nuk e kupton dot shikimin e tyre. Nuk kupton dot çfarë dëshirojnë. Pa e ditur mund të shkaktosh në fytyrat e tyre dhimbje, kënaqësi, madje edhe urrejtje. Nuk e kupton dot atë figurë që duan të formojnë brenda mendjeve, nuk mund të dish si t‘i ndihmosh... burrat janë të çmendur!
Ajo nis të flasë me ndrojtje: "Jo... le të mbetemi miq...". Shpreson ende aq shumë tek ajo ndjesi e plotë paqeje. "Zotëri, ju jam borxhlie për një ditë kaq të ëmbël...". Gishtat e saj formojnë në fytyrën e burrit një përkëdhelje të brishtë, një barrikadë të brishtë. "Jepmë atë që dëshiroj, jepma...". Ajo kryqëzon duart: "Por ky është profesioni im! Nëse je fshesëtar, fshin rrugët gjithë ditën, më në fund ke një ditë pushim... Shkon të shohësh një mik dhe ai të thotë: Përse nuk merr fshesën të fshish për kënaqësi"? Manon nis të qajë. Por ai i thotë me zë edhe më këmbëngulës: "Sot nuk është dita e përshtatshme, ti s‘ke si ta dish, jepmë atë që dëshiroj...". Në atë çast ajo kryqëzon rishtazi duart mbi kraharor, pre e vogël e pavetëdijshme, thuajse e dëlirë: "Jam bërë për të ngushëlluar burrat, por nuk kam të drejtën të harroj". Mbetet ashtu e palëvizshme. "Jam një gjë e vogël e zhubravitur, e përdhosur, jam, jam...". As e trishtuar nuk ndihet më. E tillë është jeta.