Policia dhe sindikata, kundër ISSH për uljen e pagave dhe pensioneve
Si rrallë herë, Sindikata e Pol
icisë dhe Policia e Shtetit
kanë rënë në një mendje.
Dhe kjo ka ndodhur për një projektligj
të fundit të Institutit të
Sigurimeve Shoqërore. Të dy
palët, që mbrojnë interesat e uniformave
blu, kanë kundërshtuar
projektligjin për sigurimin shoqëror
suplementar, ku përfshihet
edhe Policia e Shtetit. E kanë
quajtur të pabazë dhe e kanë
konsideruar kundër Ligjit për
Policinë e Shtetit. Sindikata e Policisë
ka reaguar ashpër ndaj këtij
projekti, për të cilin nuk ka marrë
as dijeni zyrtare, ndërkohë që
policia ka nisur procedurat për të
kthyer përgjigje zyrtare, sipas të
cilave deri tani shprehen të
njëjtat shqetësime si të
sindikatës. Kreu i Sindikatës së
Policisë, Sadetin Fishta, ka deklaruar
se vetëm para pak ditësh i
ka rënë në dorë projektligji "Për
sigurimin shoqëror suplementar
të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura,
të Punonjësve të Policisë
së Shtetit, të efektivëve të
Gardës së Republikës, të punonjësve
të Shërbimit Informativ
Shtetëror të Republikës së Shqipërisë".
Në këto kushte,
Sindikata e Policisë, si mbrojtëse
e interesave të të gjithë punonjësve
të policisë, anëtarë të së
cilës ata janë që në qershor të vitit
2007, ku me vendim të Gjykatës
së Tiranë zhvillon aktivitetin e saj
si person juridik, ka shprehur
shqetësimin për këtë projektligj
për disa shkelje, që vihen re dhe
bien në kundërshtim me ligjin e
Policisë së Shtetit.
Reagimi për
shkeljet e ligjit
Sipas argumentimit të
sindikatës, hartimi dhe prezantimi
i këtij projektligji nuk është
bërë në mënyrë transparente.
"Nuk e dimë se nga kush është
marrë kjo iniciativë ligjore dhe
kush është grupi i punës, pasi për
këtë projektligj është anashkaluar
pjesëmarrja në formulim dhe
diskutim e grupit të interesit të
përfaqësuar nga specialistë të
Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë
e ato të Sindikatës. Duke
analizuar në përgjithësi këtë projektligj,
vërejmë se në të ka shkelje
të Kushtetutës, të konventave
ndërkombëtare të ratifikuara, të
Kodit të Punës e të legjislacionit
policor", shprehet kreu i
sindikatës. Grupi i interesit nga
policia ka shpjeguar se një nga
shkeljet ka të bëjë me të drejtën
kushtetuese, pasi iniciativën për
ndryshimin e ligjeve e merr
qeveria ose grupet e interesit.
"Për rastin konkret, kushdo
qoftë iniciatori i ndryshimit të
legjislacionit policor, ky i fundit
nuk mund të ndërmarrë asnjë
veprim pa rënë dakord me grupet
e interesit të lartpërmendura.
Deri tani sindikata nuk
është informuar zyrtarisht e për
rrjedhojë nuk i është kërkuar asnjë
mendim për ndryshimin e
legjislacionit policor, në veçanti
të cenimit të Nenit 6, të ligjit për
Policinë e Shtetit", shpjegon
Fishta. Në këtë nen të ligjit deklarohet
se Policia e Shtetit është
Institucion i Administratës Publike
dhe statusi i saj nuk ndryshon
edhe në gjendje lufte, gjendje
të jashtëzakonshme apo fatkeqësi
natyrore. Gjithashtu pjesë
e statusit është edhe neni 89 i
këtij ligji, që rikonfirmon zbatimin
e ligjit ekzistues për sigurimin
shoqëror suplementar të
punonjësve të Policisë së Shtetit.
Por, në projektligjin e ISSH-së,
hartuesit janë përpjekur të bashkojnë
në një status të përbashkët
përfitimet suplementare të
Forcave të Armatosura, të Gardës
së Republikës, të Shërbimit Informativ
Shtetëror, me statusin e
punonjësit të Policisë së Shtetit.
"Ky bashkim, për mendimin tonë
përbën një kthim prapa, para
viteve 1999, ku ne ishim pjesë e
Forcave të Armatosura, ndërsa
tani jemi administratë, apo dhe
para viteve 1990, ku ky projektligj
përmend përfitimet nga ish-ligji
nr. 4171, datë 13.09.1966", deklaron
ai. Në këto kushte, sindikata,
por edhe drejtuesit e policisë
e kanë konsideruar të papranueshme
përfshirjen e statusit të
punonjësve të Policisë me statuset
e subjekteve të tjera të kujtdo
qofshin ato. Kjo, jo vetëm për
faktin se vetëm gjatë periudhës
së tranzicionit kanë rënë në krye
të detyrës 300 punonjës dhe 200
të tjerë janë plagosur.
Ulja e pensionit
të parakohshëm
Projektligji i ri është konsideruar
si një veprim
dashakeqës e diskriminues që u
bëhet forcave të policisë, duke i
ulur ato edhe nën standardin e
jetesës. Grupi i interesit ka deklaruar
se nuk mund të pranojë
uljen e pensionit të parakohshëm
sipas nenit 14 të këtij projektligji,
ku thuhet: "Masa e pensionit të
parakohshëm, e llogaritur sipas
pikës 1 të këtij neni për punonjësit
e policisë, nuk mund të jetë
më e madhe se dyfishi i pensionit
bazë, përcaktuar nga Këshilli i
Ministrave për efekt të zbatimit
të ligjit të vitit 1993 "Për sigurimin
shoqëror në Republikën
e Shqipërisë". Ligji ekzistues për
pensionet e parakohshme në
polici shprehet se deri në çastin
e daljes në pension të plotë
pleqërie, punonjësit e policisë
përfitojnë pension të parakohshëm
në masën 50% të pagës
referuese, kur kanë të paktën
vjetërsi shërbimi, burrat 15 vjet,
gratë 12 vjet dhe kanë arritur
moshën 47 vjeç për meshkujt
dhe 42 vjeç për femrat. Për çdo
vit tjetër vjetërsi shërbimi mbi
kufirin e mësipërm, masa e pensionit
të pjesshëm shtohet me
2% të pagës së mësipërme, por jo
të kalojë masën e pensionit maksimal
të pleqërisë në shkallë vendi.
Duke mbështetur këtë ligj
ekzistues, sindikata është shprehur
e bindur se këtë përfitim ligjor
nuk ka të drejtë askush ta ulë
apo ta kufizojë, pasi është e drejtë
kushtetuese dhe ligjore. "Në të
kundërt, Sindikata për mbrojtjen
e të drejtave të anëtarësisë do të
përdorë të gjitha mjetet ligjore",
shprehet kryetari Fishta.
Sindikata: Kjo është goditja e dytë që u bëhet uniformave blu
Sindikata e policisë është shprehur se nuk është kundër
ndryshimeve të legjislacionit policor, por do pranojë vetëm
ndryshime që përmirësojnë punën e policisë në luftën kundër
kriminalitetit, që rrisin profesionalizmin e uniformave blu,
duke përmirësuar edhe kushtet e punës e të jetesës, si dhe
përmirësimin e statusit, në favor të rritjes së përfitimeve për
ta. Megjithatë, sindikata vlerësoi se çdo
ndryshim i ligjit aktual është i parakohshëm,
pasi cenon nivelin ekonomiko-
social të punonjësve të policisë. Siç
dihet, në hartimin e këtyre ligjeve janë
angazhuar grupe specialistësh të policisë
dhe të huajsh, të atashuar pranë
Ministrisë së Brendshme, siç janë
"PAMECA" dhe "ICITAP". Sindikata
shpjegoi më tej se ende ndihen pasojat
sociale nga implementimi i gradave
në grupe të veçanta të punonjësve të
policisë, të cilët kanë pasur rënie nga
paga. Sindikata tha se shqetësimet e saj i ka paraqitur edhe në
qeveri dhe shpreson që ajo do të marrë në konsideratë vërejtjet
dhe mendimet në lidhje me këtë projektligj. "Punonjësit e
policisë e shohin veten të zhvlerësuar nga trajtimi që u bëhet,
duke cenuar raportet ekzistuese të mbrojtura me legjislacionin
në fuqi. Prekja në pensionin e parakohshëm të punonjësve
të policisë nga implementimi i këtij projektligji do ta traumatizojë
gjithë policinë, detajon sindikata e policisë".
Specialistët e policisë, kundër projektligjit
Projektligji i Sigurimeve Shoqërore është gati për t‘u hedhur
poshtë edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Sipas të dhënave zyrtare, Policia e Shtetit është njohur me
këtë projektligj pak kohë më parë dhe u ka shpërndarë gjithë
drejtorive një kopje të tij për vlerësim. Deri tani, specialistët
kanë shprehur të njëjtat shqetësime, duke e hedhur poshtë.
Nga të dhënat mësohet se policia ka argumentuar se deri tani
nuk ka pasur asnjë shqetësim me ligjin aktual dhe nuk e shikon
të nevojshme ndryshimin e tij. Gjithashtu, policia ka argumentuar
se kjo bie në kundërshtim me statusin e saj, pasi nuk është
pjesë e Forcave të Armatosura, por përkundrazi, është pjesë e
administratës shtetërore. Me këtë kontestim, i cili mendohet
se shumë shpejt do dërgohet si përgjigje ndaj projektligjit, Policia
e Shtetit bashkohet me reagimin e sindikatës së saj, e cila
në të shumtën e rasteve ka qenë në oponencë. Gjithashtu, gjithë
ligjet e policisë janë kryer në bashkëpunim me misionet policore
pranë Ministrisë së Brendshme.
icisë dhe Policia e Shtetit
kanë rënë në një mendje.
Dhe kjo ka ndodhur për një projektligj
të fundit të Institutit të
Sigurimeve Shoqërore. Të dy
palët, që mbrojnë interesat e uniformave
blu, kanë kundërshtuar
projektligjin për sigurimin shoqëror
suplementar, ku përfshihet
edhe Policia e Shtetit. E kanë
quajtur të pabazë dhe e kanë
konsideruar kundër Ligjit për
Policinë e Shtetit. Sindikata e Policisë
ka reaguar ashpër ndaj këtij
projekti, për të cilin nuk ka marrë
as dijeni zyrtare, ndërkohë që
policia ka nisur procedurat për të
kthyer përgjigje zyrtare, sipas të
cilave deri tani shprehen të
njëjtat shqetësime si të
sindikatës. Kreu i Sindikatës së
Policisë, Sadetin Fishta, ka deklaruar
se vetëm para pak ditësh i
ka rënë në dorë projektligji "Për
sigurimin shoqëror suplementar
të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura,
të Punonjësve të Policisë
së Shtetit, të efektivëve të
Gardës së Republikës, të punonjësve
të Shërbimit Informativ
Shtetëror të Republikës së Shqipërisë".
Në këto kushte,
Sindikata e Policisë, si mbrojtëse
e interesave të të gjithë punonjësve
të policisë, anëtarë të së
cilës ata janë që në qershor të vitit
2007, ku me vendim të Gjykatës
së Tiranë zhvillon aktivitetin e saj
si person juridik, ka shprehur
shqetësimin për këtë projektligj
për disa shkelje, që vihen re dhe
bien në kundërshtim me ligjin e
Policisë së Shtetit.
Reagimi për
shkeljet e ligjit
Sipas argumentimit të
sindikatës, hartimi dhe prezantimi
i këtij projektligji nuk është
bërë në mënyrë transparente.
"Nuk e dimë se nga kush është
marrë kjo iniciativë ligjore dhe
kush është grupi i punës, pasi për
këtë projektligj është anashkaluar
pjesëmarrja në formulim dhe
diskutim e grupit të interesit të
përfaqësuar nga specialistë të
Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë
e ato të Sindikatës. Duke
analizuar në përgjithësi këtë projektligj,
vërejmë se në të ka shkelje
të Kushtetutës, të konventave
ndërkombëtare të ratifikuara, të
Kodit të Punës e të legjislacionit
policor", shprehet kreu i
sindikatës. Grupi i interesit nga
policia ka shpjeguar se një nga
shkeljet ka të bëjë me të drejtën
kushtetuese, pasi iniciativën për
ndryshimin e ligjeve e merr
qeveria ose grupet e interesit.
"Për rastin konkret, kushdo
qoftë iniciatori i ndryshimit të
legjislacionit policor, ky i fundit
nuk mund të ndërmarrë asnjë
veprim pa rënë dakord me grupet
e interesit të lartpërmendura.
Deri tani sindikata nuk
është informuar zyrtarisht e për
rrjedhojë nuk i është kërkuar asnjë
mendim për ndryshimin e
legjislacionit policor, në veçanti
të cenimit të Nenit 6, të ligjit për
Policinë e Shtetit", shpjegon
Fishta. Në këtë nen të ligjit deklarohet
se Policia e Shtetit është
Institucion i Administratës Publike
dhe statusi i saj nuk ndryshon
edhe në gjendje lufte, gjendje
të jashtëzakonshme apo fatkeqësi
natyrore. Gjithashtu pjesë
e statusit është edhe neni 89 i
këtij ligji, që rikonfirmon zbatimin
e ligjit ekzistues për sigurimin
shoqëror suplementar të
punonjësve të Policisë së Shtetit.
Por, në projektligjin e ISSH-së,
hartuesit janë përpjekur të bashkojnë
në një status të përbashkët
përfitimet suplementare të
Forcave të Armatosura, të Gardës
së Republikës, të Shërbimit Informativ
Shtetëror, me statusin e
punonjësit të Policisë së Shtetit.
"Ky bashkim, për mendimin tonë
përbën një kthim prapa, para
viteve 1999, ku ne ishim pjesë e
Forcave të Armatosura, ndërsa
tani jemi administratë, apo dhe
para viteve 1990, ku ky projektligj
përmend përfitimet nga ish-ligji
nr. 4171, datë 13.09.1966", deklaron
ai. Në këto kushte, sindikata,
por edhe drejtuesit e policisë
e kanë konsideruar të papranueshme
përfshirjen e statusit të
punonjësve të Policisë me statuset
e subjekteve të tjera të kujtdo
qofshin ato. Kjo, jo vetëm për
faktin se vetëm gjatë periudhës
së tranzicionit kanë rënë në krye
të detyrës 300 punonjës dhe 200
të tjerë janë plagosur.
Ulja e pensionit
të parakohshëm
Projektligji i ri është konsideruar
si një veprim
dashakeqës e diskriminues që u
bëhet forcave të policisë, duke i
ulur ato edhe nën standardin e
jetesës. Grupi i interesit ka deklaruar
se nuk mund të pranojë
uljen e pensionit të parakohshëm
sipas nenit 14 të këtij projektligji,
ku thuhet: "Masa e pensionit të
parakohshëm, e llogaritur sipas
pikës 1 të këtij neni për punonjësit
e policisë, nuk mund të jetë
më e madhe se dyfishi i pensionit
bazë, përcaktuar nga Këshilli i
Ministrave për efekt të zbatimit
të ligjit të vitit 1993 "Për sigurimin
shoqëror në Republikën
e Shqipërisë". Ligji ekzistues për
pensionet e parakohshme në
polici shprehet se deri në çastin
e daljes në pension të plotë
pleqërie, punonjësit e policisë
përfitojnë pension të parakohshëm
në masën 50% të pagës
referuese, kur kanë të paktën
vjetërsi shërbimi, burrat 15 vjet,
gratë 12 vjet dhe kanë arritur
moshën 47 vjeç për meshkujt
dhe 42 vjeç për femrat. Për çdo
vit tjetër vjetërsi shërbimi mbi
kufirin e mësipërm, masa e pensionit
të pjesshëm shtohet me
2% të pagës së mësipërme, por jo
të kalojë masën e pensionit maksimal
të pleqërisë në shkallë vendi.
Duke mbështetur këtë ligj
ekzistues, sindikata është shprehur
e bindur se këtë përfitim ligjor
nuk ka të drejtë askush ta ulë
apo ta kufizojë, pasi është e drejtë
kushtetuese dhe ligjore. "Në të
kundërt, Sindikata për mbrojtjen
e të drejtave të anëtarësisë do të
përdorë të gjitha mjetet ligjore",
shprehet kryetari Fishta.
Sindikata: Kjo është goditja e dytë që u bëhet uniformave blu
Sindikata e policisë është shprehur se nuk është kundër
ndryshimeve të legjislacionit policor, por do pranojë vetëm
ndryshime që përmirësojnë punën e policisë në luftën kundër
kriminalitetit, që rrisin profesionalizmin e uniformave blu,
duke përmirësuar edhe kushtet e punës e të jetesës, si dhe
përmirësimin e statusit, në favor të rritjes së përfitimeve për
ta. Megjithatë, sindikata vlerësoi se çdo
ndryshim i ligjit aktual është i parakohshëm,
pasi cenon nivelin ekonomiko-
social të punonjësve të policisë. Siç
dihet, në hartimin e këtyre ligjeve janë
angazhuar grupe specialistësh të policisë
dhe të huajsh, të atashuar pranë
Ministrisë së Brendshme, siç janë
"PAMECA" dhe "ICITAP". Sindikata
shpjegoi më tej se ende ndihen pasojat
sociale nga implementimi i gradave
në grupe të veçanta të punonjësve të
policisë, të cilët kanë pasur rënie nga
paga. Sindikata tha se shqetësimet e saj i ka paraqitur edhe në
qeveri dhe shpreson që ajo do të marrë në konsideratë vërejtjet
dhe mendimet në lidhje me këtë projektligj. "Punonjësit e
policisë e shohin veten të zhvlerësuar nga trajtimi që u bëhet,
duke cenuar raportet ekzistuese të mbrojtura me legjislacionin
në fuqi. Prekja në pensionin e parakohshëm të punonjësve
të policisë nga implementimi i këtij projektligji do ta traumatizojë
gjithë policinë, detajon sindikata e policisë".
Specialistët e policisë, kundër projektligjit
Projektligji i Sigurimeve Shoqërore është gati për t‘u hedhur
poshtë edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Sipas të dhënave zyrtare, Policia e Shtetit është njohur me
këtë projektligj pak kohë më parë dhe u ka shpërndarë gjithë
drejtorive një kopje të tij për vlerësim. Deri tani, specialistët
kanë shprehur të njëjtat shqetësime, duke e hedhur poshtë.
Nga të dhënat mësohet se policia ka argumentuar se deri tani
nuk ka pasur asnjë shqetësim me ligjin aktual dhe nuk e shikon
të nevojshme ndryshimin e tij. Gjithashtu, policia ka argumentuar
se kjo bie në kundërshtim me statusin e saj, pasi nuk është
pjesë e Forcave të Armatosura, por përkundrazi, është pjesë e
administratës shtetërore. Me këtë kontestim, i cili mendohet
se shumë shpejt do dërgohet si përgjigje ndaj projektligjit, Policia
e Shtetit bashkohet me reagimin e sindikatës së saj, e cila
në të shumtën e rasteve ka qenë në oponencë. Gjithashtu, gjithë
ligjet e policisë janë kryer në bashkëpunim me misionet policore
pranë Ministrisë së Brendshme.