Euro 2012 protesta topless
Protesta të tilla kanë ndodhur mjaft sidomos në Poloni, por vetë Euro 2012 u trondit kur sërish një grup femrash protestuan gjysmë të zhveshura në Varshavë.
Bëhet fjalë për grupimin e njohur “FEMEN”, i cili proteston lidhur me ndikimin që pritet të ketë ky kampionat europian në industrinë e seksit.
Protesta e radhës u zhvillua pikërisht pranë stadiumit kombëtar të kryeqytetit polak, dhe në të pati përleshje pasi forcat e sigurisë ndërhynë për t’i larguar nga stadiumi vajza e zhveshura në pjesën e sipërme të trupit.
Rreth 1 milion turistë të huaj pritet të jenë në Ukrainë e Poloni gjatë ditëve të kampionatit, nga 8 qershori deri më 1 korrik dhe siç ndodh shpesh, rriten të ardhurat nga profesioni më i vjetër në botë.
FEMINEM proteston kundër shfrytëzimit të femrave sidomos në Ukrainë, kundër atyre që ky grupi i quan padrejtësi politike dhe abuzim shoqëror.
Këto lëvizje i kanë detyruar organizatorët që të deklarojnë se kanë marrë masa për të ulur sa të jetë e mundur nivelin e prostitucionit gjatë më shumë se 3 javëve, periudhë në të cilën zhvillohet Euro 2012.