Euro 2012 racizem ndaj Hollandes

Ende pa nisur mirë Euro 2012, në Poloni ka alarm racizmi. Gjatë stërvitjes së Holandës në stadiumin e Krakovës, me seancën që u krye me dyer të hapura për publikun, nga tribunat u dëgjuan kore raciste ndaj futbollistëve me ngjyrë të “tulipanëve”.
Ngjarja e turpshme ka ardhur nga një grup i vogël tifozësh të Visla Krakovës, që ishin mes 25 mijë të pranishmëve në stërvitjen e nënkampionëve të botës. Reagimi I tyre ka ardhur në shenjë proteste që Holanda po shfrytëzonte stadiumin e skuadrës së zemrës dhe sa herë që lojtarët I afroheshin tribunës ku ndodheshin tifozët, dëgjoheshin ofendime dhe britma majmunësh.
Pas asaj që ndodhi, trajneri Bert van Marvijk vendosi ta spostonte stërvitjen në krahun tjetër të fushës, larg tifozëve racistë. “Avantazhi pas kësaj që ndodhi është se tashmë e dimë se çfarë na pret”, ishte deklarata ironike e teknikut.
UEFA e mohoi kategorikisht ngjarjen, ndoshta për të ruajtur edhe imazhin e Euro 2012, megjithatë, mesfushori Mark van Bomel u shpreh me tone shumë të ashpra. Sipas ish-lojtarit të Milanit, “nëse zyrtarët apo gazetarët deklarojnë se nuk kanë dëgjuar asnjë thirrje raciste, gjithçka ndodh sepse ata nuk duan ti dëgjojnë dhe kjo është edhe më e rëndë”.
Përsa i takon debutimit të Holandës të shtunën kundër Danimarkës, duket e sigurt mungesa e Joris Mathijsen. Sipas gjasave, mbrojtësi i qendrës ka vetëm 20 për qind shanse që të rikuperohet, ndërsa në rast se nuk ia del, atëherë do të zëvendësohet nga Bouma.