Nis pelegrinazhi në Tomorr
BERAT - Plot 300 forca policore do të jenë në gatishmëri gjatë ditëve të pelegrinazhit në malin e Tomorrit. Pelegrinazhi ka nisur dje, për të vazhduar deri më 25 gusht, ku mijëra vetë ngjiten në mal, në teqenë e Kulmakut të Baba Tomorrit. Festa për besimtarët bektashinj apo dhe kureshtarët ka nisur me marrjen e masave nga forcat e policisë të Beratit, të përforcuara dhe nga ato të Tiranës. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë bëjnë të ditur se të gjitha rrugët, nga Berati-Çorovoda-Gjerbës janë nën kontrollin e policisë së qarkullimit rrugor. Angazhimi i tyre lidhet me marrjen e masave për te evituar aksidentet e mundshme, nga vetë pozicioni i vështirë gjeografik i kësaj zone. Ndërsa agjentët e krimit do të shpërndahen përgjatë pjesëmarrësve në festë për të evituar vjedhjet apo incidente të ndryshme. Në këtë vend, çdo vit vijnë mijëra vetë, shqiptarë e të huaj, pasi njihet si zonë e bekuar. d.xh