E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis privatizimi i AMC-se

Nje grup pune i perbashket nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, nga Ministria e Financave si dhe ajo e Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit do te punoje per privatizimin e paketes shteterore te aksioneve te AMC-se, e planifikuar per vitin 2008. Sipas Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, ngritja e ketij grupi pune eshte ne zbatim te vendimit te Komitetit te Konsulences dhe Transparences per privatizimin e sektoreve strategjike. Grupi i perbashket i tri ministrive do te koordinoje punen me organet drejtuese te AMC-se per te gjithe hapat qe do te ndermerren per privatizimin e paketes shteterore te aksioneve te shoqerise. Ne muajin korrik 2007, qeveria miratoi VKM nr. 410, date 11.07.2007, "Per transferimin e paketes se aksioneve te AMC-se, qe ka mbetur pas transferimit te paketes tek investitoret strategjike, tek ish-pronaret e truallit dhe tek punonjesit e kesaj shoqerie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›