KESH-i rrit prodhimin e energjise
Reshjet e shumta te diteve te fundit po ndikojne ne permiresimin e situates hidrike ne liqenet e HEC-ve kryesore, ku vihen re nivele te rritura te ujit dhe prurje te kenaqshme, cka premton furnizim te mire me energji elektrike per te gjithe konsumatoret. Burimet zyrtare te KESH-it bene te ditur se nuk do te kete orare te gjata kufizimesh te energjise, me perjashtim te mbingarkesave ne zonat me te populluara urbane, qe detyron stakim te energjise. Zbutja e motit ne dy ditet e fundit, ka ndikuar ne rritjen e prurjeve ne liqene e HEC-ve kryesore dhe si rrjedhim, nje permiresim te metejshem te situates hidrike. Reshjet e debores ne zonat veriore te vendit gjate diteve te fundit ndikuan direkt ne rritjen e nivelit te HEC-it te Fierzes, qe eshte dhe grumbulluesi kryesor i ujerave per kaskaden e Drinit, cka ka rritur prodhimin vendas te energjise elektrike. Konsumi i energjise elektrike arriti ne 22.501.000 kilovat/ore energji. Krahasuar me tri dite me pare, prodhimi ne vend i energjise elektrike ka arritur ne 14,8 milione kwh/dite, me nje rritje prej 417 mije kwh/dite. Ndersa importi arriti ne kuoten e 7.657.000 kwh/dite dhe krahasuar me tri dite me pare, kur ai ishte ne nivelin e 8.225.000 kwh/dite, sot eshte ulur me 462 mije kwh/dite. Niveli i liqenit te Fierzes ka arritur ne 282.35 metra, prurjet llogariten ne 286 m3/sek dhe rritje ditore e tij eshte 59 cm. Vetem tri dite me pare, kur pati dhe ulje te ndjeshme te temperaturave, si pasoje dhe rritje te konsumit te energjise, niveli i liqenit te Fierzes u ul ne 281.85 metra, ndersa prurjet e ujerave arriten ne 135 m3/sek. Ne HEC-in e Komanit niveli i liqenit ka arritur ne 172.40 metra, ndersa prurjet anesore jane 200 m3/sek, nga 171.93 metra, me prurjet 40 m3/sek qe ishin tri dite me pare. Ne liqenin e Vaut te Dejes, niveli i ujit ka arritur ne 74.43 metra, nga 74 metra qe ishte tri dite me pare.