E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat kripin xhepat e shqiptareve

Pagimi i kontributit te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore, tatimi mbi te ardhurat dhe taksa te tjera vjetore qe i paguhen pushtetit vendor jane detyrime te pashmangshme te cdo qytetari. Pagimi i tyre ne nje kohe kur rroga mesatare llogaritet 20 mije leke ne muaj, kapin shifra te konsiderueshme shpenzimesh ne vit, gati dhe te paperballueshme. Keshtu, sipas llogaritjeve te kryera, nje qytetar e cili ka nje page mujore 20 mije leke te reja, ose te ardhurat e tij vjetore kapin shifren e 2.4 milione lekeve te vjetra, ai duhet te derdhe ne arken e shtetit 436 700 leke te vjetra ne vit. Pagimi i ketyre detyrimeve sjell qe familjeve shqiptare t'i mbeten shume pak leke per shpenzime mujore, ose me sakte, me kete paga mesatare te shkoje ne rreth 106 mije leke te vjetra. Me konkretisht, duke u ndalur ne llogaritjet, nga paga mujore prej 20 mije lekesh, i mbahen nje qytetari cdo muaj nga shteti per pagimin e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore rreth 2240 leke te reja, kurse pagimi vjetor i ketyre detyrimeve llogaritet ne vleren e 26 880 lekeve te reja. Sipas sistemit te taksave, ne vendin tone masa e detyrimit te kontributit te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore eshte 32.9 per qind. Nderkohe qe te punesuarit paguajne nga rroga e tyre 11.2 per qind te ketij detyrimi, kurse pjesa tjeter paguhet nga administrata shoqerore ose nga kompania private ne te cilen jane punesuar qytetaret. Por pervec ketij detyrimi, qytetaret paguajne dhe tatimin mbi te ardhurat, ku per nje page mujore prej 20 mije lekesh ne muaj, kontributi vjetor qe ky punonjes derdh ne arken e shtetit eshte 120 mije leke ne vit. Pervec ketyre detyrimeve, jane edhe ato ndaj pushtetit vendor. Ne fakt, vlera e ketyre taksave eshte mjaft me e ulet se nga taksat e mesiperme. Keshtu, tarifa per gjelberimin eshte vetem 200 leke ne vit, taksa e pastrimit eshte 2100 leke ne vit, ndersa per banesen varion ne baze te siperfaqes. Per ndertesat e vitit 1993, taksa eshte 10.5 leke/m2, ndersa per ato qe jane ndertuar pas vitit 1993, detyrimi vjetor eshte pothuajse sa dyfishi para vitit 1993, 21 leke/m2. Por sipas llogaritjeve, duke perfshire ketu taksen per nje apartament te ndertuar pas vitit 1993 me nje siperfaqe prej 70 m2, si dhe taksa e gjelberimit dhe ajo e pastrimit, arrijne ne vleren e 37 770 lekeve ne vit. Pra, pagimi i detyrimeve tatimore per qytetaret ze nje perqindje te larte te te ardhurave te tyre vjetore, ku pervec kesaj, automatikisht sjell zbritje ne te ardhurat mujore te qytetareve. Me nje page mesatare prej 20 mije lekesh ne muaj, duke zbritur pagimin vjetor te taksave, rezulton qe nje qytetari shqiptar t'i mbeten vetem 106 mije leke te ardhura nga paga e tij mujore per shpenzime. Me kete shume parash te ngelura ai duhet te paguaje faturat e energjise elektrike, ujit te pijshem, si dhe shpenzimet per blerjen e produkteve ushqimore dhe veshjeve. Kurse per pensionistet te cilet marrin 10 000 leke pension ne muaj, duhet te perballen me pagimin e faturave te energjise elektrike dhe ujit te pijshem. Gjithashtu, pensionistet duhet te paguajne edhe detyrimet vjetore per pushtetin vendor.
Vlera e taksave qe paguhet per pagen mesatare:
Tatimi mbi te Ardhurat: 10 per qind ne muaj. Pagesa vjetore 1200 leke
Sigurimet Shoqerore dhe Shendetesore: 32.9 per qind ne muaj
11.2 per qind paguhet nga i punesuari ose 26.880 mije kontributi vjetor
29.5 paguhet nga administrata
Taksa e gjelber: 200 leke ne vit
Takse ndertese:
Para 1993 - 10.5 leke/m2
Pas 1993 - 21 leke/m2
Takse pastrimi: 2100 leke/vit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›