Zgjedhjet në Ukrahinë, nuk pranohen ankesat e Timoshenkos

Kiev, 14 shkurt, NOA- Kontestimi i rezultatit
të zgjedhje nga kryeministrja, Julja Timoshenko, nuk është pranuar nga Komisioni
Qendror i Zgjedhjeve në Ukrahinë. Sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kiev njoftoi
se nuk do ti marrë në shqyrtim ankesat e Julia Timoshenkos për manipulim
votash në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Vendimi shihet si goditje e rëndë për
përpjekjet e Timoshenkos që të sfidojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.
Janukoviç fitoi ndaj Timoshenkos me një dallim prej 3.5 për qind.
Julia Timoshenko, kishte deklaruar se ka prova
për vjedhje votash nga Viktor Janukoviç.
Timoshenko deklaroi se do ta dërgojë çështjen në gjykatë, por shtoi se nuk
do ti thërriste mbështetësit e saj në protesta.
NOA/E.l