E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë: Të mos ndihmohen kompanitë spekulative

Uashington, 14 Shkurt - Institucionet e mëdha
financiare, të përfshira në aktivitete spekulative me qëllime përfitimi, nuk
duhen ndihmuar, duhet lënë të dështojnë, në rast se përballen me vështirësi.
Deklarata e Pol Volker, këshilltar në Shtëpinë e Bardhë, u bë për mediat
amerikane.

Nëse një institucion i madh financiar, jo bankë, futet në telashe dhe kërcënon
gjithë sistemin, atëherë institucione kompetente duhet të ndërhyjnë për ta
likuiduar apo bashkuar me ndonjë institucion tjetër, por jo për ta shpëtuar,
tha Volker i cituar nga RFE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›